• |
ide | kryesore

Arrestohet 30-vjeçari në Fier, shiste køkainë në qendër të qytetit

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokainë, të përgatitura për t’i shitur. Autoritetet bëjnë me dije se është sekuestruar lënda narkotike. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimin i policisë:

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta. Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi 30 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen”,



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *