• |
ide | kryesore

Rama mesazh të fshehtë Vuçiçit, ndërsa Ballkani i Hapur ringjallet në Beograd

Arkiva, Kryesore, Lajme



Është e njohur alegoria me të cilën kryeministri Edi Rama provokon buzëqeshjet e miqve perëndimorë për zvarritjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Historia, thotë Rama ngjan me një dasëm që ne presim prej vitesh. Nusja është gati, por krushqit nuk vijnë. Ata ende kanë mëdyshje për t’u nisur apo jo.

Por ndërkohë që nga krushqit po vijnë sinjale se janë gati për dasëm, Rama ka bërë një veprim me të cilin i ngjan asaj nuses, që e kthen kokën pas për një herë të fundit, para se të nisin impenjimet martesore.

Kështu, edhe pse e shpalli “Ballkanin e hapur” të mbyllur dhe të përfunduar, Edi Rama është bërë pjesë e tij nëpërmjet një përshëndetjeje me zë dhe figurë në panairin e verërave që zhvillohet në Beograd.

Si provë e kësaj janë videot dhe fotot që janë shkëputur nga panairi i verërave në Beograd që u shpërndanë nga rrjetet sociale. Sepse zyra e shtypit e kryeministrisë në Tiranë nuk ka shpërndarë asnjë njoftim për mesazhin e Ramës.

Mesazhin që i dërgoi Vuçiçit në panairin e verërave, Rama e mbajti të fshehtë. Asnjë njoftim, asnjë lajm, asnjë shenjë e kësaj shfaqjeje në Beograd.

Por nuk është sekret se miqtë e tij sllavë nga Beogradi, Shkupi dhe Podgorica nuk e shohin me qejf tutelën që u imponon Bashkimi Europian. Jo më kot, ditën kur në Tiranë u mblodh Procesi i Berlinit, Vuçiçi fluturoi për në Kinë për të takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Edhe në panairin “Vizioni i verërave të Ballkanit të Hapur”, presidenti i Serbisë lëshoi disa mesazhe kundër imponimit që i bën Bashkimi Europian vendeve të Ballkanit.

Janë ata që na sjellin plane që duhet t’i pranojmë, sepse nuk jemi të mirë dhe pastaj shkulin flokët kur ne nuk i pranojmë. Ata mendojnë se janë perëndi, se ne duhet t’i dëgjojmë se çfarë thonë me marrëveshjet”, tha Vuçiç që i thuri lavde një lloj “shpirti liridashës të të gjithë popujve të Ballkanit”, që sipas Vuçiçit nuk pranon të nënshtrohet kollaj.

Këngës së Vuçiçit që sapo ka hyrë në fushatë për zgjedhjet e parakohshme, iu bashkuan edhe Jakov Milatoviç i Malit të Zi, sipas të cilit “Ballkani është më i bukur kur është i hapur” dhe Dimitar Kovaçevski i Maqedonisë së Veriut.

Të tre u ulën në një bar në mbrëmje vonë dhe shpërndanë pamjet duke kënduar çakërrqejf me gotat e verës në duar.

Në fakt, këngën e mbajtën Milanoviç dhe Kovaçevksi. Të dy të skuqur nga vera ata këndonin me zë të lartë në lokal vargjet e Haris Dzinoviç.

Vuçiçi u duk më i vetëpërmbajtur. Në tryezën ku pihet verë dhe këndohet, ai ishte thjesht material për batuta dhe meme.

“Ta paktën e dimë që s’ka sasi alkoli që t’i sjellë atij një grimcë spontaniteti” shkruante një komentues në rrjetet sociale. “Ngjan me një fëmijë që gjithë jetën e çoi “shkollë-shtëpi-shkollë” dhe 25 vjeç ka dalë për herë të parë në lokal” shtonte një tjetër.

Natën e së enjtes, Vuçiçi nuk e kishte tepruar me asnjë gllënjkë. Por ai e kupton se në krahun e djathtë, aty ku është ulur rioshi Jakov Milatoviçi, një vit më parë qëndronte Edi Rama. Ish-aleati po “martohet” me Bashkimin Europian dhe nuk mund t’i çojë më shumë se një përshëndetje të fshehtë.

Ndaj Vuçiç nuk kishte asgjë për të festuar me këngën e Zinoviçit, vargjet e të cilit i këndonin në sfond dashurisë se humbur:

“Jepmëni verë, jepmëni bukë

Sillmëni ciganët në tryezë

Le të luajnë ata, le të sëmurëm unë

Nëse sytë e saj nuk më duan më”



19 Comments

    1. Se ç’u tha, e seç u bë këtu, askush nuk e kuptoi dhe nuk e mori vesh.
      Të shohim mos e sqarojnë komentet.

  1. Qani aleks niken,se gjaku i tij solli nje kryeminister kriminel,te korruptuar,vrases,qe po shperben ,shpopullon, shqiperine,po vret te varferit,qe su jep as pensionet,juka hequr ndihmen sociale,te vetmen te ardhur,qe kane qindra familje per te ngrene buke thate,qe eshte bere mbreti qe spyet as ligj,as istitucione,as popullin.Vrasja e aleks nikes nuk mund te behej pa vullnetin e zotit.Dhe zoti i projektoi ato vrasje,si makabrin,qe 21 janari do ju sillte shqiptareve terrorin qe as pushtuesit sja kane bere..21 janari dhe vrasja e aleks nikes dhe atyre tre te tjerve qe erdhen nga greqia,qe si gjithmon greqia i dergon emigrantet per te shkateruar shqiperine dhe per te vendosur agjentet e tyre si nanon dhe ramen ,dy agjentet grek,me te rrezikshem ,qe punojne vetem per te vjedhur per vete dhe per interesat greke.Ajo demostrate u be nga qelbesirat qe ju bashkuan kushtrimit te muc nanos>MBLIDHUNI O QELBESIRA TE RREZOJME BERISHEN DHE TE BIEM AGJENIT GREK DHE KRIMINELIN ME TE QELBUR QE KA PATUR KOMBI SHQIPTARE NE GJITHE HISTORINE 2023 VJECARE TE KOMBIT SHQIPTARE.

  2. Nuk po kuptoj pse poplli ankohen se KM po vjedh leket ,Kur fatosi nano Sjelli nga urat e parisit kete hajdut qe shiste ikonat Ju Nuk Ju la pershtypjen i dhat nje miljon shuplaka thoshte …e Tash durojemi…!Fatosi iku ne Austria kohen po kalon ne kazinot dhe Kur degjon keta Te PS si e lavdojn…!pra poplli hajdut e zgjodhi hajduti .!!!

    1. Tosi e solli Edvinin pse qe huligan e demokrat por i moderuar. I duhej Edvini ti zbythte kioskat e Sali derrit nga kryeqyteti. Dhe edvini mbaroi pun me kodoshet e Sali Demokratit dhe ja nisi me Tos kumarxhiun pasi e zbythi nga lidershipi PS, pastaj avash avash me garden e vjeter te PS e mandej me te moderuarit e PS e varrosi PS i mbajti emrin dhe tash kemi nji PiS me Edvin dobicin qe loz me PDhin dhe kufomen popull.

  3. Bastardet sllavofile nipa te daje Spiros nuk heqin dore nga kthimi ne atdheun e tyre ideologjik – Jugosllavi

    1. Ndërkohë zagarët që po mbyten në llumin e mutit Kristaqit nuk ndalojnë së lëpiri bythën e nipit gjysh Kapos.

  4. Perversi yne e ka inatin me BE dhe pse sic esht katandis BE snjifet mo po prap i ka nja dy standarte.
    Ramazoni i ka alergji standartet. Ashtu e ka ADNn.
    E ka ADN kurve.
    E ka mbajt cik shume antenen nga Elektrik Blu ne adoleshenc.

  5. Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha dihet. Pastaj urdhërues është edhe shefi i sigurisë së Berishës… Ekzekutorët janë Agim Llupo dhe shefi i sigurisë së Berishës. Këto janë ditur por asnjëherë nuk janë akuzuar dhe nuk janë vendosur në dosje këto.

  6. PARODI

    SALI BERISHA – REVOLUCIONI I MAJMUNËVE ”KONSERVATORË” DHE REPUBLIKA E PAVARUR E SANGINO-s

    Tajani më tha: “Lëri protestat,
    qepe për refugjatët, se del NonGrata ”
    Mua pordhët më shkuan shtatë,
    e shita kauzën, dhe kaq e pata.

    Befas në kuvend prapë m’u mbyll dera,
    na përjashtuan si herë të tjera.
    Muli në majë të dritares kishte hipur,
    që andej të hynte pa trokitur.

    Si majmun po kacavirrej në dritare,
    pa e çarë menderen fare!

    Si dy kushërira bashkë juve jini;
    Shqipëria dhe Italia siç e dini,
    ndaj nga njëra tjetra s’ju ndaj dot unë;
    që mafiozllëkun e doni aq shumë.

    Do na sjellë Italia afrikanët, neve te dera,
    do bëhemi si Lampedusa kësaj hera…

    (refreni)
    Italinë dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i Tajanit shumë ashpër më foli:
    “Mos bëj protesta, se t’a heqim lirinë,
    me kërcënim mua kauzën ma morri!”

    Melonin dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    “Çfarë ti them popullit, për Italinë,
    që tokën në ‘SanGino’ na e morri?!”

    Befas më vonë m’u hap dera,
    ishte Greqia si herët e tjera,
    atë edhe Belerin i kam pritur,
    por e rrasën në burg papritur.

    Të sillnin dhe trazira i kam pritur,
    të bllokonin negociatat pa trokitur.

    Si fqinje me ligj lufte juve jini,
    Greqia ndaj Shqipërisë siç e dini,
    donte dhe detin dikur ajo nga unë;
    përndryshe në BE s’na mbështeste shumë!

    PS në gjykatë çoi marrëveshjen atëherë,
    dhe u shpall antikushtetuese menjëherë…

    (refreni)
    Rilindjen dëgjoja dhe shpresoja,
    ishalla nuk vjedhin akoma më shumë:
    “Jam Non Grata, pa ua tregoja qejfin,
    o budallenj jam Sali Berisha unëëëë”

    Spahon dëgjoja dhe mendoja,
    dhe zëri i arsyes si nje djall më foli:
    Ne në parlament, po protestojmë,
    por Mondi n’komision online shkoi”

    Revolucioni i karrigeve, sapo ka filluar,
    për pak para, Spaho na ka tradhëtuar!

    Vertet kjo stinë do ma heqë lirinë,
    e në burg kam për të përfunduar?!
    Apo do më çojnë në arrest shtëpie,
    e në fund kanë për t’më liruar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *