• |
ide | kryesore

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së: Jemi në rrugën e ringritjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
lumir



Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e patisë më të vjetër në këtë vend edhe për 4 vjet të tjerë. 333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së në këto zgjedhje të brendshme.

Anëtarët e Kuvendit nuk ia dhanë fjalën Faton Bislimit i cili kërkoi të kandidojë. Ai doli para anëtarëve dhe me dorën ngritur lart kërkonte të fliste, por nuk iu dha mundësia. Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi nuk ishte as delegat në Kuvend dhe sipas statutit të LDK-së, nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues. Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat. Abdixhiku foli në Kuvendin Zgjedhor për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar i LDK-së.

333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”. Ai tha se me të në krye, LDK ka arritur ta bëjë “rrugën e ringritjes së madhe”.

“Së bashku kemi arritur ta bëjmë rrugën e ringritjes sonë të madhe, atë që e kërkonim të gjithë, atë që besonim se do ta gjenim të gjithë. E gjetëm sepse kemi ecur drejt, na gjeti sepse kemi ecur mbarë”, tha Abdixhiku. “Dy vite e gjysmë më parë, ne u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne”, tha ai, duke përmendur rezultatin më të dobët historik që LDK-ja e mori në zgjedhjet e vitit 2021. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *