• |
ide | kryesore

Çështja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, skenarët nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK

Lajme, Të fundit
Sali



Sot në orën 09:00 është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Ndërkohë në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi të shkonte. Opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lërë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.

Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme. Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.



1 Comment

  1. KUSH BEN LIGJIN DHE EFEKTET E LIGJIT.NDERKOHE QE GJITHCKA ESHTE E KRIJUAR NGA ZOTI BOTNAVE SI SISTEM FUNKSIONA L UNITETI ME MAS ,KETA AKOMA SHPIKIN LIGJE INTERESI QE TASHME NUK FUNKSIONOJN SEPSE MUNDESIT NUK PERMBUSHIN QELLIMIN thotë:

    KONKURENCA INTERESIT KA REN NE KONFLIKT INTERESI PER TE GJITH,TANI OSE DO PERMBYTEN INTERESAT ,DHE QUHET VETSHKATRRIM OSE DO NDRYSHOHET ME THEMEL GJITHCKA DHE PERSHTATEMI LIGJIT ZOTIT ME TE DREJT SI QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE HAK PER TE GJITH TANI OSE VETPASTROHUNI OSE VET KOHA DO TU PASTROJN ME SELEKSIONIN GJETUR VENDIN DHE DHEN HAKUN ME HAK ,LOJRAT PRRALLAT KAN DESHTUAR ME PERJASHTIM TE NJERES HAKU I CILI ESHTE SI OKSIGJENI QE NA MBAN GJALL JU PO I THONI POPULLIT ME POLITIKAT LIGJET VEPRIMET VDISNI JU TE RROJM NE KURSE POPULLI ME MESHIR DO TJU THOJN KEMI LINDUR TE PLOTSUAR PER TE RROJTUR TE GJITH LE TE PERSHTATEMI ME KET KRIJIM FUNKSION UNITET HAK NDRYSHME NE MENYRE TE MERITUAR DO TA KAP NDESHKIMI VDEKJA SEJCILIN ,ZULLUMQAR KRIMINEL TE PA SHPIRT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *