• |
ide | kryesore

Ironia e deputetit italian: Të ndërtojmë një urë me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
italian



Dhoma e ulët e parlamentit italian diskutoi këtë të martë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Ajo u mbrojt nga ministri i jashtëm Antonio Tajani i cili tha se drafti është një nga përpjekjet për të zgjidhur problemin. Por marrëveshja mori kritika të forta nga opozita. Një nga diskutimet më pikante ishte ai i Riccardo Ricciardi i “Lëvizjes 5 yjet”.

“Kjo marrëveshje me Shqipërinë do të na kushtojë jo vetëm shifrat e deklaruara, por kushedi sa para ndër vite. Imagjinoni vetëm shpenzimet e udhëtimit të gjithë stafit italian që do të duhet të menaxhojë procedurat burokratike dhe gjyqësore në këto qendra për të bërë të njëjtat gjëra që mund të bënin në Itali. Ne i propozojmë Salvinit një urë të bukur Itali-Shqipëri për të ulur kostot” – tha Ricciardi duke shkaktuar të qeshura në sallë.

“Të lëmë mënjanë shakatë. Këto dy qendra në Shqipëri do të na kushtojnë 10 herë më shumë se qendrat e ndërtuara në Itali. Shume para për çfarë? Sigurisht jo për të zgjidhur problemin e zbarkimeve të cilat me këtë qeveri kanë arritur në 150 mijë në vit falë disa mijërave që duhet të shkojnë përkohësisht në Shqipëri” – tha ai.

“Kjo reklamë e shtrenjtë dhe e padobishme ishte e dobishme vetëm për Melonin, e cila u detyrua të shpikte diçka për të mos humbur konsensusin me Salvinin, i cili e ka bombarduar atë për çështjen e emigracionit prej muajsh dhe për të zgjidhur problemin e guvernatorëve të qendrës së djathtë që nuk donin të merrnin më emigrantë në Qendrat e Mbajtjes së Riatdhesimit të propozuara fillimisht në rajonet e tyre.

Është sindroma “jo në oborrin tim” që Meloni e zgjidhi duke e zhvendosur problemin në Shqipëri. Ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për termocentralet bërthamore. Në fillim do të na thonë se na duhen dhe pastaj kur të shohin kundërshtimin e italianëve do t’i dërgojnë edhe ato në Shqipëri. Ju do të dëshironit të dëgjoni të quheni fashistë, por ju jeni thjesht të paaftë” – tha deputeti italian i opozitës.

Ai shigjetoi paksa edhe Edi Ramën.

“Marrëveshja nuk zgjidh absolutisht asgjë. Çështja është e qartë. Kryeministri shqiptar kishte nevojë për një sponsor drejt BE-së. Ai u shërbeu me të drejtë interesave të tij. Dhe ne po paguajmë për fushatën elektorale të Melonit kundër Salvinit. Është thjesht një tjetër reklamë” – tha Ricciardi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mos i jepni ide ktij karit tone se gati eshte ta beje uren pjese te fushates. Kastrati do privatizoje dhe detin ku kalon ura

  2. Me pelqeu fraza: “Ju do të dëshironit të dëgjoni të quheni fashistë, por ju jeni thjesht të paaftë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *