• |
ide | kryesore

Kosova kundër BE-së/ A duhet t’i hiqen vizat serbëve që jetojnë në Kosovë? (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit
Kosovë



Propozimi i Komisionit Europian që të hiqen vizat edhe për bartësit e pasaportave serbe që banojnë në territorin e Kosovës ka hasur në kundërshtinë e qeverisë në Kosovë.

Zv.kryeministri Besnik Bislimi tha se propozimi i Komisionit Europian për pasaportat që lëshohen nga e ashtuquajtura “Drejtori Koordinuese serbe” nuk është diskutuar me qeverinë e Kosovës, edhe pse nga Komisioni Europian thonë të kundërtën.

Propozimi i KE-së u argumentua me faktin se liberalizimi i vizave për Kosovën do të nisë së zbatuari më 1 janar të vitit 2024, dhe se edhe ata që banojnë në Kosovë me pasaporta serbe duhet të kenë të drejtën të lëvizin lirisht në zonën Schengen.

Por pse kundërshton qeveria e Kosovës? Shikoni shpjegimin në këtë video të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli: 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *