• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu përfshijnë vendin pasdite

Lajme, Të fundit
moti, Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu lokale



Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës  në sasi të ulët. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor dhe jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në të gjithë MV, por më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të republikës së MV. Po ashtu orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të MV, parashikohet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes, por mesdita sjell rënie të lehtë te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Europa

Si pasojë e masave të ftohta polare që kanë përfshirë brigjet veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën qendrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu e dëbore si edhe erëra të ftohta verilindore. Po ashtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti në gadishullin Skandinav si edhe Europën lindore, ndërsa motit i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë vetëm në gadishullin Iberik si edhe pjesërisht Europën juglindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *