• |
ide | kryesore

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Bota ka shkruar dje për ne

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur sot për atë që ndodhi një ditë më parë në Kuvend.

Ky i fundit tha se dje opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk ka demokraci dhe se Rama ka blinduar Kuvendit.

“Mediat më serioze të planetit, kishin në titujt kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Analistët e qeverisë për të sfumuar aksionin, u shprehen se nuk ishte kjo një fitore pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, shembja e diktaturës. Ato nuk shemben duke ndaluar një votim por duke treguar të vërtetën njerëzve. Dhe mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës. Opozita i tregoi botës se kryeministri që herë vishet me atlete për modern, dhe herë tjetra me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, rekord i turpshëm botëror, buxhetin. Kjo se ai nuk lejon që të krijohen komisionet hetimore parlamentare. Opozita i tregoi botës e Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Berisha dhe opozita me guxim po i tregon botes por edhe pushtetit se populli opozitar

    ndonese ne kushte shume te veshtira dhe mohimit te te drejtave qe i ben pushteti,

    nuk eshte dorezuar, se aspiratat per liri nuk shuhen kurre, se shtypja sa me e madhe te jete aq

    me shume sjell kundershtim dhe reagim. Pushteti mendon se duke ua mohuar te drejtat legjitime

    opozites dhe popullit opozitar, ata do te cmobilohen, do dekurajohen , da te marrin valixhet dhe

    do tua lene Shqiperine ta lodrojne rilindasit. Kete strategji makabre, kete plan te sterholluar

    alla Cubrillovic per aparteid dhe genocid ndaj popullit opozitar nuk kane mundur ta realizojne as

    armatat serbe mbi Kosove dhe jo ta realizoje nje grup korupsionistesh me emrin rilindas. Te

    pakten keshtu na meson historia se ikin regjimet por jo popujt.

    1. O loqe. Te kesh lirine te djegesh parlamentin dhe te ankohesh se te mungon kjo liri do te thote qe ti shohesh gjerat me koken ne vertikale. Lirite qe kerkojne keta me komunistin ne krye i ka marr Spaku dhe keta kerkojne vetem material per konsum politik. Mbajeni fort komunistin qe te mbreteroje ky i gjati.

  2. Erzen Breçani, ‘besniku’ i Sali Berishës me poste të larta në polici, që shfaqej si analist e ekspert nëpër studio televizive,krimineli salih gezohet se media boterore shkruante se salihu provokon dhune djegje plagosje gardistin nga i forti Gaz gei metej shkruajn salihu u largua me bisht nen shale nga kuvendi dhe vazhdon ben Llaxoren e rrugve neper konf shtypi sa ulur dhe ne kembe

  3. Or taj i ores 15.16 ky “vicidolsi” pas 45 vjet pushtimi dhe roberie komuniste i ktheu popullit

    lirine. Me kete “Vicidolsin” njerzit per here te pare pas 45 vjetesh u ndjene te lire te mendonin,

    te shpreheshin, te ndertonin ekonmine dhe jetesen ku te desheronin e si te desheronin brenda

    apo jashte vendit. Sa ishte “vicidolsi” ne pushtet taksat dhe cnmimet ishin dyfish me te ulta

    se ne pushtetin e rilindjes, kriminelet ishin ne burg dhe jo ne parlament si ne regjimin e rilindjes,

    banesat nuk shemeshin si ne regjimin e rilindjes, dhe kryesorja , megjithe veshtersite njerzit

    shpresonin dhe besonin se do te behej me mire ndersa tani shpresa ka vdekur dhe besimi se

    Shqiperia do te jete shtepi e perbashket e gjithe shqipetareve dhe jo vetem e rilindasve dhe

    e atyre qe i mbeshtesin pothuaj nuk ekziston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *