• |
ide | kryesore

Tre minorenë 13-14 vjeç marrin një Benz në Sarandë, por bien në përrua

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident i rëndë në Sarandë me pasojë vdekjen, automjeti përplaset me motorrin



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj të marte. Tre minorenë të moshave 13 dhe 14 vjeç kanë marrë një makinë tip Benz dhe kanë nisur të bëjnë xhiro me të, por mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.

Për pasojë, adoleshentët A.D. 14 vjeç, F.H. 13 vjeç dhe E.K. 14 vjeç kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të miturve është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit të policisë Sarandë, si dhe një ambulancë, e cila ka transportuar minorenët në urgjencën e spitalit të qytetit.

Mediat raportojnë se 14-vjeçari me iniciale A.D., është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe sipas bluzave të bardha është i intubuar pasi dyshohet se ka goditje të rëndë në kokë. Nuk dihet se në çfarë rrethanash fëmijët kanë mundur të marrin një makinë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. QIJA ROPT
    JA KARAT BABALLARE QE SHKOJNE SI KARA NE NDESHJE FUTBOLLI DHE NUK EDUKOJNE TE RINJTE E TYRE
    TE ARDHMEN E TYRE

    JU QIU SORROSI SI SHTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *