• |
ide | kryesore

A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Berisha: Do vendosë grupi parlamentar

Lajme, Të fundit



Sali Berisha është shprehur se ende nuk kanë vendosur nëse do të miratojnë në Kuvend marrëveshjen e kreut të qeverisë Edi Rama me homologen italiane, Giorgia Meloni për emigrantët.

DEKLARATA E BERISHËS:

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.

Do mblidhet vetë grupi dhe do vendoset si do gjykohet më e përshtatshme. Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të grupit, Unë do ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku.



2 Comments

  1. E shikoni se si e dredh Sali Kara xhiç Viçi doli o Djem të Bashshkuar Antarë të Idiotëve Demokratik!?

  2. Me nje fjal jo. U zbyth me nje telefonat ky vari karsi. Qendrastar i madh ky. Ben si i fort me Ramen gjoja, se e ka ortak. Mjaftoi nje telefonat e ky e futi ne byth kauzen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *