• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Sa besim kanë shqiptarët tek SPAK-u

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Matjet e reja të Barometrit në Euronews Albania, kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së instritucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë. 

1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë nga Data Centrum, kanë zbuluar për Barometrin duke vlerësuar me një shkallë nga 0 në 10, se SPAK është për ta institucioni më i rëndësishëm menjëherë pas ambasadës amerikane, delegacionit të BE-së, dhe perfaqësisë së OSBE-së. Nga gjetjet e Barometrit, SPAK kryeson listën e institucioneve më të besuara nga qytetarët, me 26.1 % të atyre që e kanë vlerësuar si të tillë.

Në këtë renditje për besueshmërinë tek shqiptarët, SPAK lë pas qeverinë, opozitën, parlamentin, partitë poltike, shoqërinë civile, pushtetin lokal, mediat dhe universitetin.

Kjo renditje e SPAK në nivelin e besueshmërisë që ka tek qytetarët shqiptarë bëhet edhe më e dukshme nëse e krahasojmë me matjet e një viti më parë.

Me një trend rritës pothuajse te dyfishuar, SPAK ka fituar edhe më tepër besimin e publikut.

Kështu në nëntor të vitit 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte 14.2% ndërkohë që në nëntor të vitit 2023 kjo shifër është pothuajse dyfishuar, duke shkuar në shifrat e 26.16 % të besueshmërisë.

Për të kuptuar pak më thellë besimin e qytetarëve te SPAK, Barometri në Euronews Albania, ka bërë nje profilizim nëpërmjet shifrave dhe të dhënave të grumbulluara në terren, për profilin e atyre që kanë vlerësuar me notat më të larta SPAK-un si institucionin më të besueshëm në vend.

LEXO EDHE: Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!

Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se më të rinjtë, shqiptarët e arsimuar, ata me të ardhura më të larta dhe ata qe kanë votuar Partinë Socialiste, janë shumica e shqiptarëve që vlerësojnë SPAK-un si të besueshëm.

Kështu grupmosha 18 -24 vjeç ka më shumë besim tek ky institucion, krahasuar me grupmoshat e tjera duke arritur vlerat e 36 përqind, ndërsa nga 65-75 vjeçarët besojnë vetëm 22.57 përqind.

Nga shqiptarët me arsim të lartë 29.6 përqind kanë besim tek SPAK, krahasuar me ata me arsim të ulët nga të cilët vetëm 19.7 përqind kanë besim te SPAK-u.

Nëse i analizojmë në bazë të të ardhurave, rezulton se ata me të ardhura më të larta kanë përqindjen më të lartë të besimit 30.8 përqind e tyre krahasuar me ata me të ardhura të ulëta 20.3 përqind e të cilëve kanë besim tek SPAK-u.

Nëse i analizon qytetarët e pyetur në bazë të partisë politike që kanë votuar në vitin 2021, rezulton se ata që kanë votuar Partinë Socialiste kanë përqindjen më të lartë të besimit 44.4 përqind, krahasuar me ata që kanë votuar opozitën, nga të cilët vetëm 8.7 përqind kanë shprehur besim te Prokuroria e Posaçme. /Euronews Albania



20 Comments

  1. Nga shqiptarët me arsim të lartë 29.6 përqind kanë besim tek SPAK, krahasuar me ata me arsim të ulët nga të cilët vetëm 19.7 përqind kanë besim te SPAK-u.

    ata qe jane poshte e dine mire se i kan ne kurriz te tyre pislliqet!

    respkete instiktit shekullor te mbijeteses!

    1. Ne liste mungoka shifra 99.99 % e shqiptareve me inteligjence shekullore, qe votonin per partine e sumes dhe xhaxhin katil hoxha

  2. Hahaha na shkrite fare… Sipas jush 25.2% e Shqipetareve kane besim tek presidenti, nderkohe qe as vete ai nuk ka besim te vetja!

  3. Berisha iu jep porosi deputetëve: Ma kini merak Gaz Bardhin, duhet ta mbroni,shpellkare cecene maloke skiftere si Gimi dilni mbroni Bythqirin e salihut gazmend Bardhi,ju ka dhene urdher,ndryshe do ju shkerdheje fisin me ushtaret e brecanit,lumneshit,salih lushaj e kulicin.

  4. Baromutin dhe eurohale Albanian i gënjen mendja , se duke na servirur këto sondazhe broçkulla për SKAP-in , nuk do të zbulohet se sa miliona € kanë xhvatur nga incenetatorët duke i bërë fresk kryekrimdrogës dhe bandës së tij në pushtet , po ashtu dhe SKAP-it me mbeturinat e morrave të kuq. Edhe atyre do t’ ju vijë rradha për bëmat makabre ndaj këtij vendi e këtij populli , i cili kështu i droguar siç është katandisur vetëm popull nuk mund të quhet .

    1. Ishte popull para 1991,kur qante udheheqsin qe i begatoi me burgje,internime pushkatime,qe e thurri kufirin tokesor me tela me gjemba e me ushtare intelektuale ( me 8 klase shkolle)qe kishin armet gati te mos lejonin armiqte e kllases se mos arratiseshin ne perendim( jo per te na mbrojtur nga greku a serbi) ,qe i mbajti shqiptaret me tere te mirat ( nje kallep sapuni 15 lekesh ne muaj per tu lare e tollonat per kafe mish djathe e gjalpe ne nivelet minimale te mbijeteses,me buken e zeze te racionuar ,etj.etj.Atehere ishte popull! E kjo turme ,njelloj si dumbabistet qe donin Turqine edhe kur ajo vdiq e nuk donin pavarsine e vendit,sot kerkon perseri Haxhi Qamilin e tyre,kermen Enver.A mund te quash popull kete turme pa mend?!

  5. Mos ja tregoni keto shifra saliut.
    Se i bie pika ne vend.
    Jo per gje, se ai po pergatit revulucionin qe do i mari para te gjith.

  6. Nuk duket sondazh ne popull po ne te punesuar e patronazhiste, nga ata qe nuk perfaqsojne shtresat e ndryshme.Duket si sondazhe kuqalesh, qe vetem vehten levdojne.Te kesh besim sot te SPAK,uku ne permbajtje ka ish hetues, prokurore te rregjimit komunist, apo prokurore te servilizmit e shitjes ndaj kulisheve trashegimtare, batakcinj te korruptuar, do te thote qe kjo trego se litari mbi varr i kriminelitHoxha, eshte akoma ne fytin e ketij populli.E kur u pelqenka kjo zamallahi e ketij grupi te zgjedhur nga sekti, e bijte e kurvit,tregon qe ky popull nuk ka kuptuar e dashur demokracine.Kjo, e pare der me sot , njembedhjet vjet qe keta kodoshe, po na vjedhin, mashtrojne, drogojne, robetojne kete popull, e SKAPime katrahuren e qeverise se pushtave, gatuan lemonaden gjoja te sukseseve, lum ne pra qe do i kemi ne krye te ndergjegjes, se po zbatojne kushtetuten,,,,, ama ate te baballareve.

    1. Pamvaresia e e ketij mileti ose grumbulli krahinash shumdialektore e shumeveshmbathjesh tradicionale ka rezultuar fatale, qysh me vendosjen e pamvaresise prej vullnetit austrohungarez ne kemi ngrene e shqyer njeri tjetrin ne menyre sistematike dhe vazhdojme dhe sot, por seshte e thene te jetojme bashkarisht si njerez, profetet konica,fishta noli e kane analizuar ne kohe shqiptarin pa nevojen e sondazheve haxhiqamilse

  7. Sondazhet qe na shprehen ne artikull, jane sureale me gjendjen e zbatimin e kushtueteshmerise.Ligjet jane, por menyra, ne forme e zbatim, behen sipas urdherit, bleries, e pasionit partiak.Jemi para nje mashtrimi, kur me ligje genjejme europen e boten,ne zbatime, jemi akoma me mendesite e genit te trasheguar, te ruajne vijen e partise, e mos tu ngitet i pari, qe eshte me i zhgerryeri ne te gjitha ceshtjet madhore te denoncuara der me sot, e kySPAKu i levduar flene, e tjeterson ato, mbase edhe duke i fshehur.E hajde beni sondazh per shprese tek ai, MASHTRIM, e opinion politik, realiteti eshte qe na vjedhin e mashtrojne cdo dite sera qeveritare shtetrore politike , e me kete e keto na mburret qeveria gangstere me sondazhe mashtruesish, patronazhiste.Me njerez qe pershkruhen ne shume komente , si butake, luhates, te semure, nuk mund te quhemi populli emancipuar, pro europiane, por vetem dredhake, ku, e ku, te hame njeri tjetrin, kete e ka arritur me se miriri kjo politika kodoshe e ketij brezi trashegimtaresh, ne zbatim te trshegimerise se genit nga kane erdhur.FATKEQESI, POR DHE SA DO VAZHDOI,,,,,,hajde gjeje po deshe, ku te mbytemi.

  8. Kush i ben dhe beson keto sondazhe karagjoze, kane besim 25%tek Presidenti hahahah,nje te vertete ka qe miltantet e PS kane besim tek SPAK si organ i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *