• |
ide | kryesore

Rruga e Arbrit në degradim, uji në njërin nga tunelet parandalohet me jorgan

Lajme, Të fundit
Rruga e Arbrit në degradim, uji në njërin nga tunelet parandalohet me jorgan



Reshjet e shirave që rëna gjatë muajit nëntor nxorën në pah shumë probleme të Rrugës së Arbrit. Telashet nisin që në bypass-in e Murrizit e deri tek Ura e Vashës. Shembja e karrexhatës në disa pika të bypass-it dhe gropat e thella e bëjnë qarkullimin e automjeteve tepër të vështirë.

Shqetësuese situata mbetet edhe në segmentin e Xibrit. Deformimet e rrugës në shumë pjesë e kanë bërë kalimin e automjeteve të rrezikshëm. Rruga ka pësuar ulje në anën e poshtme, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Qytetarët shprehen se e gjithë rruga është e pasigurt dhe burim i shumë aksidenteve të ndodhura më parë.

Ndërkohë, për të shmangur hyrjen e ujit në tunelin numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit, firma është kujdesur që të vendosë jorgan e veshje të tjera. Në dalje të tunelit numër 4, rruga ka pësuar çarje, ndërsa firma kontraktore ka vendosur sinjalistikë për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve. Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg përfundimit. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra. Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.



4 Comments

  1. Po te lesh kete rruge ne dore te nje hajduti ordiner si Gjoka
    Shikoni si po nderton ne Farke pallate 6 kateshe me bejimin e Rames

  2. Monstrat dhe perversët e Rilindjes për më shumë se 10 vjet bënë propagandë për vjedhjen e madhe në rrugën e Kombit të cilën po e ndërtonte Bechtel, kompania më e madhe dhe më e shtrenjtë amerikane.
    Çfarë do të thonë sot këta maskarenj kur rruga e Dibrës që duket si rrugë fshati po shkon për kilometër po aq sa rruga e Kombit megjithëse nuk është si gjerësi as sa një e treta e asaj.
    Dhe në fund do kushtojë shumë me tepër sepse duke qenë pa asnjë standart si në projektim ashtu edhe në punime, do të nevojitet të bëhet nga e para.
    Qindra miliardë lekë vjedhje e shpërdorime sepse rrugët nuk ndërtohen me kompani serioze dhe profesioniste por me hajdutë e firma amatore dru me pre si Gjoka e kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *