• |
ide | kryesore

Berisha përjashtohet nga Parlamenti, deputetët e PD që nuk do të lejohen në seancën për buxhetin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha përjashtohet nga Parlamenti, deputetët e PD që nuk do të lejohen në seancën për buxhetin



Edi Rama nuk kërkon kaos nesër në Kuvend, as flakadanë, karrige të përmbysura apo tymuese. Është seanca ku do të votohet Buxheti i Shtetit nën për nen.

Për këtë sot pasdite është marrë vendimi nga Komisioni për Çështjet e Etikës në Kuvend, që të përjashtohen me disa ditë nga seancat deputetët: Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti, Edi Paloka, mëson Lapsi.al nga një burim pranë Parlamentit.

Takimi i këtij komisioni nuk ka qenë i hapur për mediat dhe as i njoftuar më parë. Praktikisht janë përjashtuar drejtuesit kryesorë të betejës politike që Grupi Parlamentar i PD ka nisur javët e fundit.

Vendimi i Komisionit për Çështjet e Etikës është marrë nisur nga incidentet e seancës së të hënës, ku pati sërish karrige të përmbysura dhe flakadanë.

Mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e përjashtuar. Me siguri do të shohim konfrontim tjetër me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Parlamentit.©LAPSI.al



7 Comments

  1. Lereni mos i perjashtoni sepse ju beni nder. Ata duan te jene ne qender te vemendjes dhe thjesht tju thone njerezve qe a e shikoni si po na persekutojne.Ne fakt Berisha po i sherben Rames.

  2. Madje t’i fusni ne burg per agjitacion dhe propagande! Popull hajvanesh, pa paga dinjitoze, pa pensione, dhe dalin votojne kriminelat e PS qe po i ashtu nenen ketij vendi te d.jer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *