• |
ide | kryesore

Erdogan dhe Mitsotakis i kthejnë shpinën konflikteve

Arkiva, Kryesore, Planet



Kryeministri grek Kyriakos Micotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nënshkruan në takimin e tyre në kryeqytetin e Greqisë Athinë një deklaratë miqësie. Presidenti turk Erdogan tha se bisedimet kishin qenë shumë të frytshme. Ai e ftoi Mitsotakis për një vizitë në Turqi.

Në të ardhmen pritet të rritet bashkëpunimi në fusha të tilla si turizmi, tregtia, energjia, por edhe lidhur me migrimin, teknologjinë dhe arsimin. Paralelisht me bisedimet mes Micotakis dhe Erdoganit për këto fusha ranë dakord ministrat e të dyja vendet, të cilët zhvilluan në Athinë bisedime pune në kuadër të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit.

Erdogani takoi gjithashtu presidenten greke, Katerina Sakellaropulu. Në komentet e dhëna për televizionet ai tha se beson se “takimi për bashkëpunimin strategjik Turqi-Greqi do të çojë në një epokë të re” në marrëdhëniet, duke shtuar se “ne duhet të jemi optimistë dhe ky optimizëm do të jetë i frytshëm në të ardhmen.”

Dyfishimi i tregtisë

Ndër të tjera dy vendet anëtare të NATO-s, Greqia dhe Turqia, ranë dakord që në pesë vitet e ardhshme të dyfishojnë vëllimin tregtar mes tyre në 10 miliardë dollarë. Po ashtu në sektorin e turizmit qytetarët turq mund të marrin lehtësisht në të ardhmen viza njëjavore për të pushuar në dhjetë ishuj grekë pranë bregdetit turk. Për këtë marrëveshje Athina kishte marrë më parë miratimin nga BE-ja.

Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit u takua për herë të fundit në vitin 2016 – që atëherë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje ishin përkeqësuar dukshëm. Në të ardhmen parashikohet që takimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes të dy vendeve të zhvillohet çdo vit.

Greqia dhe Turqia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të mëdha ndër të tjera lidhur me disa çështje drejtash sovraniteti në detin Egje dhe të drejtën për të nxjerrë dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, si p.sh. gaz natyror nën shtratin e detit.

Erdogani: Të gjitha problemet mund të zgjidhen

Micotakis tha se shpreson se edhe këto çështje mund të tejkalohen. Këtë e mbështeti edhe Presidenti Erdogan, i cili theksoi: “E them hapur, nuk ka asnjë problem mes nesh që nuk mund ta zgjidhim”. “Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje. Përmes hapave të përbashkët që do të bëjmë si Turqi dhe Greqi, duam të jemi shembull për botën”, shtoi Erdogani.

Greqia dhe Turqia janë prej kohësh rivalë në rajon, por pasi Greqia dërgoi në Turqi trupa shpëtimi dhe ndihma pas tërmetit në muajin shkurt, prej të cilit gjetën vdekjen paktën 50,000 vetë, lidhjet janë bërë më të ngushta. Po ashtu vizita e Erdoganit në Turqi konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të tij për të rivendosur marrëdhëniet shpesh të vështira me aleatët perëndimorë.

DW



10 Comments

  1. nevojën për ndryshim të cilën e mbajnë të bllokuar klanet mafioze të opozitës, po e prodhon SPAK, por SPAK nuk mund të prodhojë dhe udhëheqës opozite. Ai thjeshtë po shpartallon për arsye jo politike njerëzit e përfshirë në korrupsion, duke prodhuar një klimë të re politike në vend. Por politikanët e ri duhet të bëhen vetë.Larg duart nga shqiperia i ka thene erdogan grekut jevgjit

  2. “Do t’ia dëgjojmë krismën shpejt”, Hoxha: Për Berishën ka hetime të tjera, ndaj i shan prokurorët me libër shtëpie

  3. Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesa e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj.Keto fjale i ke thene mbreme o Bushat por dhe ti frikacak nuk i thua dhe dy media te tjera si syri i shkelzenit e ilirit dhe nje tjeter i oligarkut qe i ka dhene zyre salihut Ulaj,por si nje qe ka punuar ne media jane dhe disa portale qe i bejne yzmetin parave te pista nga rusia serbia e greqia qe jane gati te shkruajne cdo gje qe ka te beje me politiken e tyre ne shqiperi,kur e hap vallen e qelbur te mediave duhet ti shkosh thelle e me thelle vetem keshtu behesh i besueshem per publikun

  4. 80-vjeçari Berisha mund të ketë maksimumi deri në 400 mijë përkrahës. 50-vjeçari Basha mund të ketë maksimumi deri në 100 mijë përkrahës. 54-vjeçari Meta mund të ketë maksimumi deri në 80 mijë përkrahës. 42-vjeçari Qorri mund të ketë maksimumi deri në 40 mijë përkrahës. Të tjerë opozitarë mund të grupohen thjesht tek kategoria “Etj”. Por edhe sikur t’i mbledhësh të gjithë opozitarët bashkë në një koalicion (gjë që s’ka shanse praktike të ndodhë), përkrahësit e tyre nuk i afrohen dot murit prej rreth 800 përkrahësish të Ramës, që e ka ngritur qysh nga 2009-ta…

    1. VIDEO LAJM: Familja Berisha nën hetim, nusja kërcen me këngë ruse,po ju cecene te salihut e shpellkare te argites nuk pushoni se theni se spakun e ka kap rama,por faktet flasin ndryshe spakun e ka kapur amerika o morrat e kuq te salihut.

  5. Origjina e Berishës dihet që është nga fshati Viçidol i Tropojës.

    Kjo është e vërtetë vetëm për kryeministrin Sali Berisha, ndërsa babai i tij ka lindur në Berishë të Pukës. Saktësisht nuk e di vitin, por sipas asaj që tregohet ende në fshatin tonë, ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, pra rreth 100 vjet më parë. Gjyshi i Berishës ka vrarë priftin e fshatit dhe për këtë shkak është përzënë që andej dhe është vendosur në Viçidol të Tropojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *