• |
ide | kryesore

Kishte fshehur në magazinë armë e municione, vihet në pranga 61-vjeçari në Vlorë

Lajme, Të fundit
Vonuan hetimet për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policë



Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëmbajtje pa leje. Shtetasi me iniciale V. A., kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 4”, për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë). Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 4”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *