• |
ide | kryesore

Kruja, Fieri e Kurbini mbulohen nga mjegulla e dendur, vështirësohet qarkullimi

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e ditës së sotme, qytete të ndryshme të vendit janë përfshirë nga mjegulla. Fieri si dhe e gjithë ultërsira e rrethit të Krujës nga Thumana, në Rinas e deri në Tapizë është mbuluar nga mjegulla e dendur e rënë gjatë natës.

Në pamjet e siguruara shihet se pjesa më e madhe e rrugëve janë të mbuluara nga mjegulla e dendur dhe fushëpamja për shoferët është shumë e kufizuar. Duhet të bëhet tepër kujdes në qarkullimin rrugor për të shmangur aksidentet për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *