• |
ide | kryesore

Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në, tornado dhe stuhi, 6 të vdekur në Tenesi

Lajme, Të fundit



Moti i keq ka ‘mbërthyer’ SHBA-në. 6 persona kanë humbur jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta shpërthyen në disa pjesë të Tenesit. Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet u zhytën në errësirë ​​kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.

Ndërkohë, tre nga vdekjet u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit. Raportohet se dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim.

Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë deri ditën e dielë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *