• |
ide | kryesore

E pabesueshme në Durrës, Egnatia shpëton në minutën e 97′: Musta i heq fitoren ish-skuadrës së tij

F1, Sport, Video
Musta



Pas Partizanit, Teuta ndal edhe Egnatian. Barazim i çmendur 2-2 në Niko Dovana, me ekstremet e renditjes që ndanë pikët në javën e 16 të Superiores. Daci kaloi në avantazh skuadrën e Martinit, rrogozhinasit e arritën dy minuta nga fundi me Lemine. Por pikërisht në shtesë ndodhi ajo që nuk pritej: Teuta mori avantazhin me penalltinë e Karabecit në të 96′ e një minutë më pas Musta ktheu barazinë në rezultat.

Teuta ka nevojë për pikë dhe lufton tani si për një finale në cdo ndeshje. Barazimi me Partizanin rriti moralin e durrsakëve, që befasuan Tetovën me avantazhin e Dacit. Në fakt sulmuesi ishte rreziku kryesor për Sherrin, duke provuar gjatë gjithë pjesës së parë të shënonte. Portieri i Egnatias u dorëzua vetëm një herë, por rrogozhinasit ishin inekzistent. Një pjesë e parë me sens unik, që Teuta mund ta kishte administruar me rezultat më komod.

E dyta ishte ndryshe, me Paulauskas që lëshoi sinjalin e rikthimit. Egnatia kërkonte barazimin, por mundi ta merrte vetëm në minutën e
88′. Lemine barazoi rezultatin, duke lënë dëshpërimin te Martini. Sidoqoftë kishte edhe minuta shtesë dhe në ato 7 minuta ndodhi gjithcka. Fili fitoi një penallti në minutën e 96, që Karabeci e ktheu në gol për avantazhin e dytë të Teutës. Por festa e durrsakëve zgjati pak, sepse ish-lojtari i tyre Musta barazoi përfundimisht rezultatin në të 97′.

Egnatia mbetet në vendin e parë me 34 pikë, e ndjekur tre distanca larg nga Partizani i vendit të dytë. Mbetet e fundit Teuta, me 15 pikë që sidoqoftë e mbajnë në kontakt me skuadrat e tjera në luftë për mbijetesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *