• |
ide | kryesore

FOTO/ Kouame tregon këmbën, pas ndërhyrjes vrastare të Lukaku: “Falenderoj Zotin”

Sport, Video
Kouame



Christian Kouame e pa punën vërtetë shumë keq në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Olimpico. Shkak ishte padiskutim ndërhyrja vrastare e belgut Romelu Lukaku në fund të takimit Roma-Fiorentina. Belgu u përjashtua nga arbitri Rapuano për herë të parë në karrierën e tij dhe rrezikoi realisht të dëmtonte kolegun e tij.

Sulmuesi i Fiorentinës ka postuar një foto në Instagram të këmbës së tij të plagosur, të bërë në dhomën e zhveshjes në Olimpico. Kouame, me shumë mundësi, ka dashur t’i përgjigjet ankesave të Jose Mourinho, të cilit nuk i pëlqeu arbitrimi.

Shkrimi i vetëm që shoqëron foton është “Faleminderit Zot”. Sulmuesi është i vetëdijshëm për fatin që ka patur në këtë rast, duke qenë se ndërhyrja e Lukakut mund ta kishte dëmtuar shumë më tepër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *