• |
ide | kryesore

Inceneratori i Tiranës/ Të arrestuarit dalin sot në GJKKO

Lajme, Të fundit
SPAK



Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancat e njoftimit të masave të sigurisë të vendosura për 15 të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës. Ndër ta janë edhe dy prej të akuzuarve kryesorë: ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Mjedisit, Alqi Bllako. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Personat e arrestuar së fundi për inceneratorin e Tiranës, janë Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj, ndërsa në arrest shtëpie, janë Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma dhe ish-punonjësi i kësaj ministrie Pëllumb Abeshi, të cilët duhet të dalin para gjykatës për njoftimin e masave të vendosura me kërkesë të SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *