• |
ide | kryesore

“Vazhdojmë sëmundjen tonë”, “jam i kënaqur”. Abilaliaj nuk di më çfarë të thotë pas barazimit të pestë

Sport
Abilaliaj



“Kemi nevojë që të gjejmë stabilitet, jam i lumtur për faktin që u kthye Sota dhe paraqitjen e repartit difensiv. Ne vazhdojmë sëmundjen tonë të vjetër që shpërdorojmë shumë. Jam i kënaqur me ekipin se nuk është e lehtë të zhvillosh ndeshje çdo tre dite, jam i kënaqur me të gjithë lojtarët”. Arbër Abilaliaj është disi kaotik pas një tjetër barazimi, i pesti radhazi, të Partizanit të tij. Kampionët në fuqi nuk dinë më të fitojnë dhe kundër Skënderbeut u mbyll 1-1, për meritë edhe të Alias: “Ka rëndësi pjesa e kualitetit, ka meritë dhe portieri i Skënderbeut, njëherë është vëmendja dhe njëherë agresiviteti”.

Tekniku i të kuqve, që ka marrë 5 pikë nga 15 të mundshmet, nuk arrin ta besojë që nuk arriti të fitonte një ndeshje të dominuar si kjo kundër korçarëve: “Në aspektin e volumit të krijuar jam i kënaqur. Besoj do dalim nga kjo gjendje dhe prandaj i mblodha çunat për ti falenderuar. Janë 5 barazime që ndikojnë, sot ndeshjen duhet ta fitonim ashtu siç erdhi. Ndeshja skishte histori thjesht duhet të kishim futur topin në rrjetë”, deklaroi Abilaliaj.

Lexo më tej: Partizani nuk fiton dot më, kundër Skënderbeut barazimi i pestë radhazi: goli i parë sezonal i Mba nuk mjafton

GVOZDENOVIC: “PRES MË SHUMË NGA LIÇO”

“Nuk mund të them jam shumë i kënaqur dhe as i mërzitur, në pjesën e parë kishim probleme me goditjet standarde, ndoshta barazimi është rezultati më i drejtë”. Ivan Gvozdenovic pranon pikën në transfertën me Partizanin, pas 1-1 në Arnenë e Demave. Tekniku serb i korçarëve nuk e ka pëlqyer performancën e Dean Liços, që është pika e referimit e bardhekuqve. “Nuk ishte mirë sot, unë pres më shumë nga ai dhe ky ishte problem i parë. Problemi i dytë është se ishim jashtë shtëpisë. Kishim një rast nga fundi i ndeshjes me Frenklin, por Partizani tregoi cilësi”, e mbylli Gvozdenovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *