• |
ide | kryesore

Kryemadhi për Inceneratorin e Tiranës: Paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata

Arkiva



Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar disa fakte rreth Inceneratorit të Tiranës. Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se kontrata e Koncensionit funksionon vetëm për të paguar koncensionarin, por nuk përmbyshet asnjë detyrim nga ana e tij. Po ashtu kryemadhi ka theksuar se Erion Veliaj, ka vendosur që të mos çoj përfaqësues në Njësinë e Zbatimit të Projektit.

“Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari. Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve. Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar,” tha Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *