• |
ide | kryesore

Shërbimet sekrete amerikane: Rusia ka 315 mijë trupa të vrarë ose plagosur në Ukrainë

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane



Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315 000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën. Raporti, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit. Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha. Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.

Prej atëherë, sipas raportit, 315 000 trupa ruse, apo rreth 87% të numrit të përgjithshëm me të cilin e nisi luftën, janë vrarë apo plagosur, tha burimi. Humbjet e mëdha, sipas burimit, janë arsyeja pse Rusia është detyruar t’i lehtësojë standardet e rekrutimit dhe t’i thërrasë në ushtri të dënuarit me burg dhe civilët e moshuar për të luftuar në Ukrainë.

“Shkalla e humbjeve e ka detyruar Rusinë të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur aftësinë për të luftuar. Rusia shpalli një mobilizim prej 300.000 trupave në fund të vitit 2022, dhe i ka lehtësuar standardet për ta mundësuar rekrutimin e të dënuarve dhe civilëve të moshuar”, gjeti raporti, sipas burimit. Ushtrisë ruse i kanë mbetur vetëm 1.300 automjete të blinduara në fushëbetejë dhe tani i duhet t’i përforcojë forcat ushtarake me tanke T62 të prodhuara në vitet ’70, theksoi burimi. /REL



4 Comments

  1. Rusia. ka mbi 37 mijë trupa të vrarë
    ukrahina.1,270,000
    NATO. ka mbi 25000 trupa të vrarë të kamufluar si mercenarë saqë mercenarët e natës ato që kthehen gjallë këshillojnë miqtë mos e merrni guximin të shkoni në ukrahinë rusët janë luftëtarë t pamposhtur

  2. Komenti fundit i drejte.Per ta vertetuar shihni se si i fryn zjarrit ne Palestine.Eshte zhgenjyese wdhe politika Amerikane, e cila mbahet si keshtjella demokracise.Masonet dominojne ne politiken Amerikane, fasada jane keta qe bejne manekinin.Bote turbullirash, pa stabilitet, politikat jane,, o burra mbas te fortit se fitojme dicka, eshte e po harrohet demokracia e deshiruar.Shembulli tek kjo qeveri me trashegimtare puro kriminwlesh te ish regjimit, sot jane bere e na hiqen me demokrate e te vuajtur se vuajtesit e te persekutuarit nga baballaret e kesaj rrace te poshter.Dhe SH,B, Aja i ka perkrahur, e perkrah keta qe arrijne te kompromentojne drejtore te cias, keta qe blejne ambasadore te influences ne europe , keta qe mbushen europen me droge, e emigracion, keta qe po vjedhin popullin e ndihmat per zhvillimte europes, keta qe mbushen institucionet me kodoshe patronazhiste, spiune, Eee, pra keta jane geni i trashegimtareve qe demokratet e krijuesin, themeluesin e saj, me pathos shprehen ,,,,ti shohim ne burg,,,, ashtu si dhe baballaret e tyre ndaj kundershtareve te komunizmit filo jugosllav.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *