• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko, qëllohet drejt automjetit të 42-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka bërë kallëzim në polici se një person ka qëlluar me armë zjarri automjetin që ai drejtonte. Në vendin e ngjarjes është vendosur perimetri i sigurisë.

“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *