• |
ide | kryesore

PAMJET/ Izraeli zbulon tunelin më të madh të Hamasit në Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
hamasit



Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi. Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.

“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, – tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez. Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar. Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit. /VOA



8 Comments

  1. ZBULIM VARI KARIN

    IZRAELI NE KONTROLL E KA PAS GAZEN
    BRENDA NATES I BENE TUNELET?

    CIFUTET DHE FALSE FLAG SHKOJNE BASHKE

  2. Frika nuk vjen ngatuneli, por nga armatimi rendee krimi.Mijerat e bombave mbi qytetaret, vdekje masive, pastrim teritorash, nuk e bejne tunelet, sepse ato nga ana strategjike behen per mbrojtje.Propagana tunelt fsheh realitetin e qellimin real te sionizmit . Kjo lufte mes jo te barabarteve, ku ffuqia mund e zhduk popullsine autoktone , ne gjetjen e nje sebepi, sigurisht te denueshem, eshte ne kundershti me ligjet e normat nderkombetare, per te cilen perendimi ne mendim e perkrahje te dhunes nuk demonstroi detyrat nderkombetare e nuk po ka fuqi te stabilizoje gjendjen katastrofale te palestinezeve.Le ti kujtojme perendimit luften e kurdeve me shtetin turk, zgjidhjen qe i beri turqia, si shembull per palestinen, por me nje ndryshim, kurdet ne fillim i perkrahte Amerika, Franca,Anglia me te tere menyrat.Atje denohej shteti turk per mbrojtjen qe bente, e kunderta ndodh ne Palestine. PRA KUJT TI JAPIM TE DREJTE. . . …

  3. O Zot. I njejti stil propogande per budallenj sikur ka dale nga zyrat e Rilindjes. E c’domethene

    se zbulua nje tunel. Mos eshte tuneli tank qe leviz, mos eshte aeroplan qe bombardon, mos eshte

    bombe qe shperthen , cfare lloj arme qenka nje tunel. A mund te thuhet se u armatosen me tunele

    dhe se tuneli ne vetvete perben nje rrezik ? Po te ishte ashtu qytetet kryesore te botes jane te mbushur

    me tunele nentokesore qe sherbejne per metro. Problemi nuk zgjidhet duke shkaterruar tunelet por

    por si tere popujt e botes palestinezet duhet te kene shtetin e tyre dhe te ndertojne jeten e tyre

    si ta mendojne ata pavaresisht se me kalimin e kohes qeveritaret e tyre do vjedhin, do tua mohojne

    te drejtat, do ti neperkembin , do ti menjanojne ndoshta edhe me keq se izraelitet sic po ben regjimi

    i rilindjes me popullin shqiptar.

  4. Izraeli i ndodhur nen kundershtine boterore per kriminalitetin e treguar ndaj palestinezeve te pafajshem, po mundohet me gjithe fiku te justifikoj brutalitetin e tij anti njerzor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *