• |
ide | kryesore

Në Rozzano me 70 mijë vende, ja si do jetë stadiumi i ri i Inter: klubi kërkon ndihmën e tifozëve

Sport
Rozzano



Edhe pse ideja për të qëndruar në Milano në hapësirën ku ndodhet tani San Siro nuk është zhdukur ende plotësisht, Inter, ashtu si Milan, po ecën përpara me shpejtësi për impiantin ri që do të ndërtohet në Rozzano. Nga kjo perspektivë, klubi zikaltër – “i përkushtuar fuqishëm ndaj projektit” – ka njoftuar se muajt e fundit do të fillojë të mbledhë opinione nga tifozët. Pikërisht për këtë arsye sot shoqëria ka bërë një sondazh kushtuar çështjeve të trafikut.

Njoftimi për shtyp i Inter të kujton se si është imagjinuar aktualisht stadiumi i ri në Rozzano. I projektuar nga studio Populous, impianti do të ketë 70 mijë vende, do të jetë i rrethuar me gjelbërim dhe i pajisur me ambiente freskuese, dyqane dhe shërbime. Lidhjet me qendrën e Milanos janë gjithashtu thelbësore sepse jashtë impiantit do të ndërtohet një qytezë sportive me hapësira pritjeje për tifozët dhe për të gjithë njerëzit që frekuentojnë zonën. Parku mendohet të jetë i shfrytëzueshëm për 365 ditë në vit.

Lexo më tej: San Siro mbetet bosh, Zhang ka planin B për Inter: stadiumi i ri në Assago

“Procesi i projektimit, i nisur zyrtarisht me marrjen e të drejtës ekskluzive mbi sipërfaqen në pronësi të Infrafin, po vijon përmes punës së studios së arkitekturës Populous dhe takimeve të shpeshta të drejtuesve të lartë të Klubit me institucionet dhe palët e përfshira”, lexohet në shënimin zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *