• |
ide | kryesore

San Siro mbetet bosh, Zhang ka planin B për Inter: stadiumi i ri në Assago

-Instant, Sport
Assago



Plani B i Interit merr formë dhe quhet “Assago”. Zikaltrit kanë patur një takim mjaft negativ me bashkinë dhe Milanin dje. Në këtë pikë, Zhang ka braktisur përfundimisht idenë e ndërtimit të stadiumit të ri me kuqezinjtë në zonën e San Siros. Klubi zikaltër tashmë ka identifikuar zonën e re në të cilën do të tentojnë të ndërtojnë impiantin e tyre. Kështu, plani B, në fakt, befas u bë plani A. Vendi është fare pranë nga Forumi, ku luan aktualisht Olimpia Milano e basketbollit, në jug-perëndim të zonës metropolitane. Drejtuesit zikaltër kanë punuar mbi këtë projekt prej muajsh, siç raportohet The Sports Gazeta.

Lexo më tej:Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme pa Inter

Milani, ndërkohë, ëndërron zonën La Maura, pranë San Siros, por opsioni më i mundshëm është ende ai i Sesto. Zikaltrit kanë identifikuar në hinterland-in milanez Assago opsionin më të favorshëm. Stadium i ri në periferi të qytetit, por i lidhur mirë falë metrosë M2. Ajo që duket e sigurt deri tani, është se dy klubet do të ndahen. Inter e Milan nuk do ta ndërtojnë stadiumin e ri së bashku. Projekti Katedrale praktikisht u shkatërrua nga Milan që zgjodhi të vraponte i vetëm. Inter, që nuk do të qëndrojë në San Siro, duhej kështu të përshtatej dhe tashmë është vënë në punë për të mos u kapur i papërgatitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *