• |
ide | kryesore

“Të lash pjatat”, skualifikim ekzemplar prej 10 javësh, për fyerje të arbitres në Venecia

Sport
Venecia



Një futbollist i skuadrës Juniore të Cavallino, një skuadër nga provinca e Venecia, u skualifikua për dhjetë ndeshje nga Gjykatësi Sportiv për shkak se kishte “shpërthyer vazhdimisht ofendime të rënda seksiste ndaj arbitres femër”. Incidenti ndodhi në Venecia më 4 nëntor, gjatë ndeshjes së kampionatit provincial kundër Fossatese. Siç raportohet nga Il Gazzettino, fraza fyese ishte “gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi për të larë pjatat”. Arbitrja e ndeshjes e dëgjoi frazën e artikuluar nga një lojtar i cili ishte përjashtuar më pare prej saj.

Klubi vendosi të apelojë pasi, sipas rikonstruksionit të tyre, kjo fjali nuk do të artikulohej kurrë nga anëtari i tyre. Arbitrja e përfshirë, e cila i përket seksionit San Donà di Piave, në fakt i ka dëgjuar fyerjet pa parë fytyrën e personit që i artikuloi, por duke njohur timbrin vokal. Prandaj Cavallino synon në këtë aspect, në përpjekje për të rrëzuar një vendim shumë të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *