• |
ide | kryesore

Akuza të ashpra ndaj Abisso: Allegri e pëson për “kritika mosrespektuese” ndaj arbitrit

Sport
Abisso



Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea ka vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh me një paralajmërim ndaj trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Tekniku është fajtor se i ka drejtuar në dhomat e zhveshjes, në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Udinese një “kritikë mosrespektuese ndaj drejtuesit të ndeshjes”, dmth arbitrit Rosario Abisso.

Pezullim për një javë, ndërkohë, për trajnerin e Juventus, Simone Folletti, “për shkak se, në minutën e tretë të pjesës së dytë, mbajti një qëndrim mosrespektues ndaj zyrtarit të katërt”. Duke mbetur ende në ambjentin bardhezi, Bremer u skualifikua për një ndeshje, i ndëshkuar me të verdhë nga Abisso, ndërsa ishte i paralajmëruar.

Lexo më tej: Video/ Juventus dorëzon titullin, humbet edhe me Udinese: Giannetti e mban -7 nga Inter

Këto janë masat e tjera të Gjykatësit sportiv pas ndeshjeve të javës së 24. Një ndeshje pezullim edhe për Simone Aresti (Cagliari), Domagoj Bradaric (Salernitana), Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Juan Jesus (Napoli), Alessio Romagnoli dhe Matias Vecino (Lazio), Simone Romagnoli (Frosinone) dhe Adrien Tameze (Torino). Në fund, gjoba për Milan (8000 euro), Inter (4000), Bolonja (2000), Salernitana (1500).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *