• |
ide | kryesore

Vendimi për Berishën/ Bylykbashi: Gjykata i mbylli derën të drejtës kushtetuese!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i “Rithemelimit”, Oerd Bylykbashi, është shprehur se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm për kërkesën e 30 deputetëve demokratë, i ka mbyllur derën të drejtës Kushtetuese.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet edhe në të ardhmen.

Po ashtu ai tha se deputetët demokratë nuk i kishin kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzonte “masën e arrestit” ndaj Berishës, por të interpretonte nëse kërkesa për masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, nëse më parë duhet të kalonin nga Kuvendi, për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

“GJK i ka mbyllur derën të drejtës kushtetuese. Nëse duhet të jetë gardiania e Kushtetutës, është bërë ajo që i mbyll portën çdokujt që nuk është maxhoranca dhe që kërkon një zgjidhje nga kjo gjykatë. Është një vendim i paprecedentë.

Rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet në të ardhmen sepse Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shfuqizojë Kushtetutën, nuk e ka këtë të drejtë. Nuk i është kërkuar shfuqizimi i masës së arrestit për Berishën, por i është kërkuar interpretimi i nenit 73 pika 2 të Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin.

Pra me detyrimin e Prokurorisë që të kërkojë paraprakisht heqjen e imunitetit. Ne konsiderojmë që vendimi i Gjykatës së Posaçme që të merrte masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes nga vendi’ për Berishën, duhet të kalonte përmes Parlamentit”, tha Bylykbashi.



10 Comments

  1. Po ca do thuash ti o qyq tani.
    Puna eshte si do e kthesh pllaken.
    E si ti lepiesh lulkes. Qe te mari serish ne parti.
    Se te doli huq ketej.
    Gjej ndonje menyr.
    Mendohu
    Mendohu
    Mendohu

  2. Te gjith e kan gabim.
    Prokuror
    Gjykatesit e posacem.
    Apeli.
    Dhe gjykata kushtetuese.

    Te vetimit qe kan te drejt.
    Jan ata qe akuzohen.

  3. Po ik o Bylykbash se na cave trapin , kush pjerdh per te drejten kushtetuese.
    Me kushtetute, pa kushtetute, me prova pa prova Sali Berisha duhet te futet ne burg.
    Gjykata Kushtetuese nuk mund te dale kunder aleatit tone strategjik edhe nese e shkel
    pak Kushtetuten sepse me e rendesishme eshte maredhenia me aleatin strategjik se sa
    Kushtetuta. Kur vete superfuqia e shpall te padesherueshem pa prova cfare ka pritur
    deri tani SPAK qe nuk e kane arrestuar pastaj te kerkojne te gjejne prova. Sepse
    eshte e veshtire ti provosh fajesine kesaj dhelpre te vjeter.

    1. Ora 23:20.
      Pak a shume bie dakort me ty.
      Po nuk besoj se amerikanet do ti bin kaq verdall per nje mut te parëndësishme si Berisha.

      Kush e ka ndiekur politiken amerikane, e di mire qe po te vune ata ne kllapa. Nuk ka gje qe te shpetoj. Dhe e bejn pa pjerdhur askend. E ne menyre demonstrative. Per njerez shume e shume me te fuqishem se sa ky pesha pupel sali.
      Mua nuk me bejn pershtypje ata. Se fundja per ata ishte nje gje pa vler e humbje kohe.
      Me shume me cudit ky trapi jon.
      Qe i mori koka ere e kujtoj se po benin shaka ata.
      Te jet kaq idiot njeriu. E mos te nuhasi rrezikun.
      Kaq delirant, e pa pik vizioni.
      Ku te con mushka?

  4. Kalimi me tepri ne sigurine e aSPAKut, apo drejtesise se na bekerkan drejtesi nuk u takon patronazhisteve, spiuneve bythe laresit e Rames qe te na mesojne, kur se kuptojne se u ka mare muti shalet.Ligjet e kushtetuta po perdoren si camcakiz nga Rama,Me tinezine, alibite, komplotet, allishverishet qe ben ne prapaskene,, mundohet qe ne menyre kllouneske ne dalje konference ta dredhoje, e te helmoje opinionin, ashtu sic ka helmuar komentuesit e me siperm, qe trgohen me shume se zarbo.Kur kjo fare servilesh, nuk reagon kur degjojne, shohin skandalet e maskaralleqet e ketij pushteti, kur nuk shohin deformimin e shtremberimin e demokracise, por jane qorra, shurdhe ,guake, e ketu ne portal na llapaqesin lloj lloj opinionesh sufllaqesh.Keto jane aresyet qe ju, shpura tuaj bastarde duhet shporrur si fara me e keqe gjate tere historise se shtetit.

  5. Nuk e kuptoj c’fare ka per tifozllik! Rrallehere ka popull kaq oportunist, qe gezohet se gjykata nuk mbrojti dike.. Tjetri, mund te jesh ti o kungull..

    1. ka vjedh o bole a e kupton kaq gje? Ben dhe sofizma pale, mund te jesh ti. Po pate vjedh dhe ti patjeter qe mund te jesh dhe ti. Tjetri ka 17 kulla ne mes te Tiranes

  6. GJYKATA, GJYKATA, TE TERE DO E KENI MBRAPA. Po gjykata e prokurore u thone ketyre qe u shmangen qellimisht hetimeve, po prokurore jane keta qe bejne levizje cu thote politika,po prokurore qe i thone vehtes te pa varur jane keto, Te tere ne mos qofshin jane zgjedhur me pincen e partise ne pushte, per sherbimet qe i kane bere asj, e qe ti bwjne, ashtu sic po e bejne.Prockullat e influences mbi to te amerikaneve jane propagande e alibi .
    Degjenerimi i drejtesise tregon korrupsionin qeveritare shtrembrimin e besimit te saj qe i ben demokracise, shtetit ligjor.E cuan vendi ne thenijen e popullit,,,,,,LIGJIN E BEN MALIQI,,, si i do bytha sunduesit.AS MOS KERKONI DREJTESI, sa ne krye ti kemi kete, e keta poshtersi, sepse vetem keshtu e kane genin, shpirtin qe te drejtojne. Cdo e mire, e pa nje te keqe, e cdo e keqe, do kete te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *