• |
ide | kryesore

Kuvendi i hoqi imunitetin/ Zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ditën e shtunë në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.Ky vendim u mor pasditen e kësaj të enjteje në mbledhjen e Kryesisë. Mediat raportojnë se përsa i përket riorganizimit të partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohet nga 4 koordinatorë. Sipas të njëjtave burime, do të ftohen në organizim edhe Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë.

Berisha tha në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë tha se “duhet një ripërshtatje e shpejtë. Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë”. Duke iu referuar vendimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit, Berisha tha se reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.

“Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozitë e vërtetë. Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi, është vështirë të ndash diktatorin nga hajduti dhe hajdutin nga diktatori, sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndihet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë, të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve, por problemi më themelor është sepse ai ka arritur t’u konfiskojë votën e lirë shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë”, – tha nder te tjera Berisha.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Berisha është person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani. Ky hap i ri u hodh, pasi sipas SPAK ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje. Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë, që do t’i kërkojnë Gjykatës së Posaçme.  /LAPSI.al

Për më shumë shihni VIDEON më poshtë të përgatitur nga LAPSI VIDEOS



5 Comments

  1. Sali ke te fala nga Lu “peshkatari”.

    E mban mend Lu-n?
    Lu-ja, ta fut shkop e ta nxier hu.

    Tallu prap me Lu-n. Tallu.

  2. Berish. Ku i ke njerzit?
    Ku i ke trimat?
    Me ata 80 vjeçaret e sotcem do beje revulucion?
    Si u katandise keshtu o qyq.

  3. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

    “Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”

  4. LEXONI KOMENTET E STANIT, RAMA, LAKURIQ, DEMODE, BANALE, JANE SIKUR I KA PJELLE NJE GORE, KURVE, A PO E PERDALE ESHTE SEKTI VETE, ME KETA LEHESIT E OBORRIT TE SHTETIT HAJDUT.ANDA KUJDES O KODOSHE GJERIZI, PAK ME DURIM SE DO I LEPINI VETE ATO DESHIRA A ENDJE KATILESH, NJE RRACE INI,,,ZAGARESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *