• |
ide | kryesore

“Juventus më do vërtetë”: nga Manchester vijnë dilemat e Kalvin Phillips

Sport
Phillips



Juventus po shikon listën e emrave të disponueshëm për përforcimin që do të arrijë në janar në mesfushë. Bardhezinjtë kanë Pogba dhe Fagioli të pezulluar, kështu që e kanë emergjente ndërhyrjen. Nga shumë profile të lidhura me torinezët (ndër të tjerë edhe Hojbjerg dhe Koopemeiners), më i përfoluri është sigurisht ai i Kalvin Phillips. Megjithatë, dyshimet për sigurinë e përqendrimit të tij në projektin e Max Allegri, kthehen nga Anglia.

Sipas Daily Telegraph, në fakt, formula e propozuar nga Juve te Manchester City ka shkaktuar disa dyshime të kuptueshme në kokën e mesfushorit anglez. Huazimi me të drejtë blerje dhe një pjesë të pagës së paguar nga Citizens do të ishte padyshim një marrëveshje super për Giuntoli. Problemi është se nuk ngjan me dëshirën për të investuar te lojtari, të paktën jo menjëherë.

Lexo më tejGuardiola i jep duart Kalvin Phillips: “Shes këdo dëshiron të largohet”

E duke qenë se Phillips dëshiron të largohet pikërisht për të luajtur më shumë, shumë më tepër, në mënyrë që të mos humbasë terren në hierarkinë e trajnerit Southgate drejt Euro 2024, është normale që ai së pari dëshiron të ketë garanci. Përndryshe, ai është i gatshëm të vlerësojë seriozisht propozimin e Neëcastle, edhe pse City logjikisht do të preferonte ta shiste lojtarin te një rival i huaj. Guardiola do të hapej ndaj Magpies vetëm në rast të një transferimi definitiv për të rikuperuar – të paktën pjesërisht – 50 milionë eurot e paguara vitin e kaluar për ta blerë atë nga Leeds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *