• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Radoiçiç po përgatitet për sulm të ri në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se grupi i Milan Radojiçiç po riorganizohet për sulmin e radhës në Kosovë.

Ky organizim sipas Kurtit po ndodhë në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiç mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.

Kurti ka deklaruar se në objektin e firmës “Jablanovica” në Rashkë janë duke u mbajtur edhe armatimet e përgatitura për sulm në Kosovë dhe gjithashtu edhe pjesëtarët e mbrojtjes civile, shkruan Express. Kurti ka thënë se këta pjesëtarë të grupit terrorist të Radojiçiçit paguhen rreth 2 mijë euro në muaj,përveç akomodimit.

“Urdhri për sulmin e 24 shtatorit i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, ishte kumtuar në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”. Automjetet arsenali ishin të përqëndruara në këtë lokacion. Kjo kompani që është e sanksionuar nga SHBA është e vëllezërve Veselinoviq dhe Radoicicit dhe drejtor është “Gërba” që ka marrë pjesë në luftërat e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, gjithashtu ka qenë drejtori i burgut të Nishit. Një muaj para sulmit në Banjskë, këtë kompani e kishte vizituar Vucic, për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë-Novi Pazar. E kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i është referuar si njeriu më i shpejt. E përgëzoi edhe për përurimin e rrugës, tre muaj para kohe me nxitim. Aty Vucic tha se e ka të vështirë të gjej zgjidhje me njerëzit nga Kosova, duke mu referuar mua. Ai aty akuzonte për sulm, sepse po përgatiste sulm. Gjë që ndodhi më 24 shtator. Pas sulmit, Radoicic u lirua nga nga Gjykata sere në kohë rekorde. Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mrbojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoicic dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jarenicin. Ata po strehohen dhe përvec akomodimit, ata paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, ka thënë Kurti.



2 Comments

  1. SHQIPTARET TASHME NUK DORZOHEN ME LOFT JOME PRESIONE DINAKERI APO PICKIME PLESHTASH, SLLAVET PER NJE SHEKULL NA U BEN SI RROLLE QE U NGJITEN BAGETIVE NE LESH KUR KULLOSIN POR KETO RROLLE DO TI LARGOJM ME NJE RRUAJTJE LESHI DHE TE MARRIN LESHIN ME VETE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *