• |
ide | kryesore

Vodhi një makinë në kryeqytet dhe e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë, arrestohet 42-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi një makinë në kryeqytet. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.O, 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër, ndërsa është vënë nën hetim edhe një të mitur 17-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari. Autori pasi vodhi makinën e dërgoi në servisin e tij në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në servis, në fshatin Gjoricë, policia gjeti automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *