• |
ide | kryesore

Video/ City përmbys Everton në pjesën e dytë: Foden, Alvarez e Silva i kthejnë buzëqeshjen Guardiolës

Sport, Video
City



Kampionët e botës kthehen të fitojnë edhe në Premier League, duke përmbysur Everton në pjesën e dytë. E të mendosh që Manchester City e nisi ndeshjen në ritmin e duhur, duke krijuar dy mundësi të shkëlqyera me Foden dhe Alvarez. Anglezi goditi mbi traversë, ndërsa argjentinasi u ndal nga një ndërhyrje e shkëlqyer e Pickford. Megjithatë, avantazhin e gjetën Toffees, të cilët pas gjysmë ore lojë kaluan përpara me golin e Harrison. Asisti ishte i McNeil, i cili i rrëmbeu topin në zonën e penalltisë kundërshtarit dhe i shërbeu anësorit, që çoi Everton në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Phil Foden u kujdes menjëherë për të rikthyer barazinë me një goditje me të majtën nga distanca, që mposhti Pickford në shtyllën e afërt. Numri 47 iu afrua dyfishimit pak sekonda më vonë, me një goditje që shkoi ngjitur me shtyllën. Pastaj skenën e mori Alvarez, që fillimisht testoi portierin kundërshtar për ta mundur më pas me penallti në minutën e 64′. Kur City dukej se e kishin ndeshjen në kontroll, Toffees patën shansin e madh për të bërë 2-2 me Calvert-Leëin. Në minutën e 75′ ai i befasoi të gjithë, por topi përfundoi jashtë për fare pak. Fundi i ndeshjes solli shumë faulle dhe nervozizëm, por mbi të gjitha golin e 100 të Bernardo Silva në karrierë. Një perlë e fantazistit që mbylli ndeshjen në minutën e 86′. Mund ta kishte mbyllur me dygolësh Foden, por diagonalja e fuqishme u stampua në shtyllë.

Lexo më tejVideo/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace: Wolves, poker në shtëpinë e Strakoshës

Manchester City ngjitet kështu në vendin e katërt provizor me 37 pikë, pesë pas kryesuesve të Liverpool. Ndërsa Everton mbetet në kuotën e gjashtëmbëdhjetë pikëve dhe vetëm +1 nga zona e kuqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *