• |
ide | kryesore

Dumani: Për inceneratorin e Tiranës do sqarohet pozita e secilit

Lajme, Të fundit



Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Për McGonigal ai u pyet në kuadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime, por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Dumani: Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar, por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.
Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me ministrinë e brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat.

Dumani: Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita.
Për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

Dumani: Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion (pyetje: edhe ndaj Veliajt). Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet.



14 Comments

  1. Respekte pper ju z.Dumani por cfre po behet me pronat e Arben Hametaj si restorantet Ulliri,Yamato etj te cilat i japin te ardhura atij edhe nga arratisja.

    Se kjo praktike qe bej ca vite burg apo arratisur por leket nuk ti prek njeri eshte nxitese per korrupsion.

    1. Duman..Drejtesia eshte mburoja dhe veshja me e mire per kedo. Ti ke zgjedhur jesh ne anen tjeter. Edukata vjen dhe nga familja, ty si duket te kane munguar.

  2. Merruni me Berishën ai është reziku publik, jo paratë e taksave që vidhen çdo ditë edhe kur ju mutër paguheni pikërisht për të mbrojtur ato para!

    1. O emer humbur: Ne qofte se Dumani(SPAK) do te hetoj Edvin mavijen dhe Lali fikun qe kane plot 10 vjet qe vetem grabisin kete vend dhe te gjithe ish ministrat,ish zv ministrat,ish drejtoret e drejtorive,ministrat dhe zv ministrat,deputetet aktual dhe ish deputetet duke ju sekuestruar pasurit e vena me leket e shqiptareve te varfer do te jete shtetari I vetem qe do te kete mirenjohjen e 99% te shqiptareve,ne Rast te kundert do te jete ” fshatari katndar” qe do te kete urrejtjen e ketij 90 % te shqiptareve! Koha do te vertetoj njeren ose tjetren!

      1. O Loni ça ere ka gjaku ere Loni?

        Amerika ka 250 vjet demokraci e nuk ka nxjerë prokurorët e ëndrave të tua, e ti i shkreti beson te një duman katnari të fus në burg edvinin erionin e qindra zyrtarë hajdutë!

        Më vjen keq për ëndrat e tua naive.

  3. Ne fakt duhet te kishte nje kallzim ndaj Dumanit qe shperdoron detyren kur me iniciative nuk heton krime si ai me aferen McGonigal qe ne SHBA ka dy vite qe zien. Ose ndaj Arben Kraja, qe shperdoron detyren dhe genjen diten per diell deputetet se nuk paskesh qene apo eshte i perzier me politike kur ka kandiduar edhe per deputer!
    Nese nje ish kryeminister ne gjendje ligjore “person ne hetim” i lidhur me nje hetim te familjarit paskesh rrezikshmeri sa te urdherohen masa personale te sigurise, po per nje kryeminister ne detyre ministra, deputete, funksionare vendore , e me radhe, te denuar apo nen hetim per krime te “medha” korrupsioni e shperdorimi detyre, valle nuk mendon ky dum Dumani apo spurdhjakistet e tjere si ai, qe perben rrezik atomik ndaj herimeve e provave dhe duhet te ishte i akuzuari kryesor ne punen e strukture se tyre te posacme? Ne fakt ajo eshte vecse nje strukture pocaqi.

  4. Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet,po rreshqet si serbi salih dhe serbi vucic te dy kane te perbashket milloshevicin,salihu e ka takuar ne oher milloshevicin,vucic i ka sherbyer me vite,salihu iku per lesh,vucic drejt ikjes.

  5. follow maney.qindra milion euro te inceneritoreve ne xhepat e sorros shurraqit.mos brith hic o loqe kandili,se eshte shume e thjesht.miliardat e vjedhura shqiptareve jane taksa e nipit te pithkurves pilo.

  6. Dushmani thote qe mbajtja e aplikacioneve te tilla nuk perben shkelje pasi jo cdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, atehere perse keta :police” perdorin kete aplikacion dhe jo whatsapp apo ndonje app tjeter. Ata menduan se ky nuk ckodohej dhe nuk pergjohej per punet e tyre te pista o kokeshpulle qe te kane vene si mish per top ne krye te ASPAKUT. Afera e inceneratoreve ben mu sidomos ai i Tiranes dhe ti nuk ke kurajo ti permendesh emrin Erjon kurves e jo me ta arrestosh per vjedhjen e shekullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *