• |
ide | kryesore

Greqi/ 25-vjeçari shqiptar tenton të grabisë të moshuarin, e masakron me thikë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni të Greqisë. Një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia. 25-vjeçari hyri në shtëpi ndërsa 18-vjeçari ruante jashtë. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *