• |
ide | kryesore

Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës për Berishën: Abuzim me ligjin

Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së për të vendosur në masën e arrestit ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bardhi shprehet ndër të tjera se një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji. Bardhi e konsideron vendimin abuzim me ligjin, ndërsa shprehet: “Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës”.

Deklaratë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.

Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!



6 Comments

  1. TI RRUAJNE KARIN BERISHES

    SHQIPERIA VEND SHKERDHATE KU SHQIPTARI DENON SHQIPTARIN PER FAVOR TE TE HUAJIT

    BESA E SHQIPTARIT SI PURTEKA E KARIT

  2. Avokati: Berisha ka urdhëruar qindra vrasje, i përfshirë në afera korruptive e trafik armësh. Shkëlzeni arkitekt i ‘Gërdecit’, poqi e dogji të gjallë 26 të pafajshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *