• |
ide | kryesore

Gjendet pa jetë një 37-vjeçar në banesën e tij në Ksamil

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil. Policia thotë se viktima me iniciale L.P. ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Viktima rezulton një person me precedent të mëparshëm penal.

“Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *