• |
ide | kryesore

Turistët nxijnë në vlerësime “Maldivet shqiptare”, ankesa nga kostot deri tek arroganca

Lajme, Të fundit



“Sapo mbërritëm tek hoteli në Ksamil, i prezantuari si menaxher na sqaroi rregullat e hotelit me një ton të ashpër dhe trembës. Mos fusni askënd në dhomë. Mos nxirrni peshqirët jashtë dhome, mos pini cigare në dhomë, qetësi pas mesnate, mos sillni ushqim në dhomë. Në gjithë këto vite udhëtim është hera e parë që has diçka të tillë dhe më dha përshtypjen sikur po hyja në burg.

Pasi dolëm me mikun tim për një shëtitje u kthyen në dhomë për dush dhe një cigare ne ballkon. Na trokitën në derë gati sa nuk e rrëzuan përtokë. Na kapi frika dhe nuk e hapën por në mëngjes na shpjeguan se pas mesnate nuk lejohet drita ndezur dhe as televizori hapur”.

Ky është komenti i Larës, një italiane që pushoi në Ksamil në fund të korrikut dhe qëndroi në një nga hotelet e zonës. I marketuar masivisht si një vend përrallor, Ksamili është bërë epiqendra e turizmit këtë vit por duket se biznesi nuk po arrin të mbajnë ritmin e kësaj kërkese duke lënë përshtypjet më negative.

Ksamili është vendi më i lakuar dhe parapëlqyer i këtij viti ashtu si edhe vendi më i nxirë nga komentet negative të pushuesve të huaj që këtë vit në Shqipëri janë përtej çdo parashikimi optimist.

Renditja e Ksamilit në vetëm një muaj nga rishikimet negative të turistëve ka kaluar nga 3.5 në fillim të sezonit në maj, 2.5 në fund të korrikut dhe aktualisht ka zbritur në 2 në  Tripadvisor, platformë globale për vlerësimin e përvojave turistike, që merret si referencë nga shumë turistë para se të vendosur ku të udhëtojnë, qëndrojnë dhe konsumojnë ushqim (Në këtë platformë 5 është niveli maksimal i vlerësimit dhe 1 është minimali).

Lufta në forume dhe rrjete sociale për këtë destinaicon është e ashpër dhe komentet që mund të gjesh janë më ekstremët e mundshëm. Prizzle, një komentues në Tripadvisor në një forum të gushtit ka pyetur nëse do të ishte më mirë të rrinte në Ksamil dhe Sarandë apo të ndryshonte destinaconin për në Korfuz.

“Fillimisht kërkova shumë në interes dhe lexova ku në fund vendosa për disa ditë në Ksamil dhe Sarandë. Jam një udhëtare e vetme dhe tashmë me ato që po lexoj nuk jam më ë sigurt nëse duhet të shkoj në Shqipëri apo të qëndroj më mirë në Korfuz dhe të bëj aty një rezervim pasi fluturimin e kam nga aty” shprehet ajo.

Përgjigjet e komentuesve të tjerë janë të dyzuara. Candela G. nga Argjentina ka komentuar se aktualisht ndodhej në Ksamil dhe eksperienca e saj ishte ndër më të bukurat. Plazhet sipas saj janë magjepse dhe “më beso kam vizituar edhe Jugun e Francës, Greqinë dhe Puglian” -thotë ajo. Sa i takon çmimeve nuk i sheh si abuzivë.

Në TripAdvisor, përdoruesi nën emrin “muratdJ1435FF” e ka cilësuar këtë si përvojën më të keqe të tij. “Përveç detit të mahnitshëm, çdo gjë tjetër është shumë keq. Mos shpenzoni kohën tuaj të vini këtu. Ata gati sa nuk ju bëjnë të paguani dhe ajrin. Tregtarët janë inatçorë” – shprehet ai në një koment që e shoqëron me një faturë. Aty ai nënvizon se një pjatë patate të skuqura i ka kushtuar 4.5 euro dhe ketchup-i më vete, 2 euro.

Përdoruesi tjetër “Dreamer11667707888”, në një koment të 23 korrikut, e përmbledh komentin e tij nën titullin, “E shtrenjtë, e ndotur dhe plot me mashtrues”.

“Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (skara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat. Kontrolloni fotot që kam shtuar dhe krahasojini me ato që janë paraqitur në internet”.

Turistë të tjerë propozojnë që pjesa sipër Ksamilit dhe Sarandës është më mirë pasi ke mundësinë që të mos paguash për shezlone dhe të shtrosh peshqirin në pjesë të lira të plazhit. Në Ksamil kjo nuk është e mundur sipas tyre për shkak të dendësisë së shezlonave. Ka nga ata që ankohen që kostoja e një shezloni në plazhet rreth Sarandës është 2000 lekë (18 -19 euro), ndërkohë në Ksamil edhe 40 apo 100 euro. Kjo sipas tyre tejkalon planin e buxhetit edhe të një makine me qira.

Një turist gjerman ka bërë thirrje për sabotim të Shqipërisë. “Mos hajdeni këtu, të shohim sa do rezistojnë pa turistë” shprehet ai lidhur me një forum për Ksamilin.

Shqipëria po përjeton vitin më të mirë historik të turizmit deri më tani. Pjesa më e madhe e të huajve shprehin se kostot e lira janë ato që po i tërheqin tek Shqipëria por teksa një pjesë janë vërtet të befasuar nga çmimet, ka nga ata që shokohen duke pritur që vendi ynë të ishte më i lirë. Beteja në rrjetet sociale dhe forume është e fortë dhe për Shqipërinë dhe sidomos Ksamilin dhe Sarandën që janë kryefjala e këtij sezoni ato do të jenë busulla e orientimit për ata që do të duan të na vizitojnë vitin tjetër.

Ndaj në këtë amulli komentesh ajo që mbetet është reflektimi që duhet të ketë Shqipëria dhe operatorët për të përfituar nga ky moment i mirë dhe për ta kthyer këtë lumë kritikash në masa dhe shërbim më të mirë./ Monitor



18 Comments

  1. I plasi kari ramës

    I futi edh dhe i xhiro në ajër gjith karave që besojnë në shqipëri për turizmin , kuptohet i lodhur

      1. Po rama ka zaptuar cdo gje o koqe kandari. Investitoret i ka rama. Projektet i zgjedh rama. Ku jetoke ti o pall kari ne hene ? Bo kot si i arsyeshem

        1. eshte jorgofugshqyer! eshte patronazhist me meditje, nje sufllaqe ne dite. ben pushim disa dite, fillon poston merr prape sufllaqen. puntor online me meditje

          shkurt vari karin

  2. Lapsi paska bere nje hulumtim te hollesishem per te gjetur gjithcka negative ne Web kunder turizmit ne Shqiperi. Po te ishit lodhur aq shume per te hulumtuar keshtu do kishit gjetur nje pune me te mire cunat e Lapsit

    1. O cazzo!!!
      Është artikull i Revistës Ekonomike Monitor, n.q.s do lexoje më shumë e do flisje më pak do i bëje favor shoqërisë, or mendjemadh kokëbosh.

      1. Mjaft o kari mjaft. Pertej politikes dhe portaleve sherbimi tek ne eshte per ti qir motren.
        Eshte mire per ndonje kamzali pukjan ose intelektual nga bulqiza dhe ata si ty pa tru nkok.

  3. Une jam dakort me nje pjese te mire te kritikave, pronaret e Hoteleve dhe punetoret atje sillen me keq se kafshet, a thua se po shkon ti hash buken…
    Por dhe kto “turistat” qe ankohen nje pjese jane gomere komplet. Po si dreqin ankohesh ti per nje pjate patate qe ben 4.5€? Ne nje kohe qe ne Hollande nje kaush patate, te pa qeruara, ta meresh ne dore kushton 5.5€ dhe salca +1€.
    Ne Gjermani duhet te paguash para per tu futur te rera, nuk ka rendesi nese lahesh apo jo, edhe per te bere nje xhiro ne rere buze detit duhet te paguash.
    Etj etj…
    Shkoni provojeni nje here Europen, nje drekë per dy persona kushton minimumi 100€.
    Nje pice kushton 25-30€.
    Dhe cilësia e ushqimit është mediokre…

    1. o debil, beje krahasimin me sherbimin , jo me cmimin si vlere , sepse nuk tregon te verteten patatja ne hollande dhe patatja ne drimadhes

      futi nje perllogaritje ne total dhe do e shohesh qe cmimi per njesi ne europe eshte me i lire se ne shqiperi

      mos harro te futesh dhe ambulancen qe te vjen per 5 minuta ne cdo cep te hollandes , dhe policine qe e ke ne dispozicion, futen ne llogari te asaj patates 5.5 euro te gjitha keto

      dhe ajo aptatja e shpifur ne ksalmi apo drimadhes qe ben po aq cmimn real e ka disa fish ndoshtja edhe me humbje jete ne breg nga ndonje polic i ridhjerjes me motor uji, apo noi expuls me skaf privat

      llogarite ju karat e rilindjes i beni si rama, fap e fap e fap e fap

      vari karin se vdiqen 2 turiste sot

      bole

  4. Po pikerisht per kete po vijne keta turiste ne Shqiperi, sepse i kane reklamuar sherbim te mire dhe cmime te arsyeshme. Te ishte ndryshe shkonin ne Spanje, France, Portugali ose Itali.

    Sa per cilesine “mediokre” te ushqimit ne Europe, nuk e di ku ke qene ti, por ka opsione per te gjitha nivelet e kuletes.

    Shkurt, ne Shqiperi nuk e kane idene e sherbimit te kulturuar, papasterti pa fund, kaos dhe rremuje.

    Natyren na e ka fal Zoti, kjo nuk eshte merita jone as e mavive.

    1. Qe ka ushqim te mire ne Europe kjo nuk diskutohet, ceshtja eshte sa kushton? Te mos permendim pastaj faktin qe ne restorantet e mira duhet te pronotosh min 2-4 jave perpara.
      Une thjesht po them qe krahasuar me Europen ushqimi ne Shqiperi eshte me i mire dhe me i lire, nuk ka sens te ankohesh per kete gje, problem kryesor ketu eshte sherbimi. Tek tuk ka ndonje qytetar por shumica jane njerez te egjer, a thua se jane pasardhes te Mongoleve.
      Une ka vite qe nuk pushoj ne Shqiperi si pasoje e sherbimit.
      Une me mire shpenzoj 2-3 fish me shume, por ama e di qe do kaloi pushime te qeta (nuk do na e caje trapin njeri) sesa te shkoj ne jug e te merem me Neandertalet atje.

  5. Ksamili eshte komplet Kabul, masivisht i ndertuar e cdo cep plazhi i zaptuar. Robt jan njeri me arrogant se tjetri e jan tamam si ato banditet e 97 qe te vjedhin ne mes te dites.

  6. Po nuk ka dyshim , ku dine te sherbejne ata, numerojne ditet qe po iken vera dhe behen me arrogante.

    Sa per ata qe dilnin ne tik tok, jane vetem italiane te paguar ashtu sic u be me disa gazeta e Tv ku dilte dhe e ngazellyer Rama.

  7. Eshte shume e qarte ne ankete:

    1. Nuk ka plazh publik
    2. Cmime jo te lira
    3. Njerez te zhurmshem dhe njerez pa kulture( ndryshe njihen si fshatare)
    4. Plehra e mbeturina
    5. Vetem muzike kurvash dhe droge me volum. Nuk pushon dot.
    6. Qen e mace zgjebarake neper rruge.

    Nuk ka asgje politike apo te pavertete ketu. I shohim vet perdite.

    Njerezit ne Shqiperi ne pergjithesi u duket vetja qe jane te titulluar te jene te zhurmshem dhe te ndyre e te mos kene pergjegjesi publike. Neper lagje i bien borise ne 12 te nates e bertasin e ulerijne nga ballkonet.
    Zgjohen femijet nga gjumi te tmerruar.

    PTU, kafshe

  8. Po rama ka zaptuar cdo gje o koqe kandari. Investitoret i ka rama. Projektet i zgjedh rama. Ku jetoke ti o pall kari ne hene ? Bo kot si i arsyeshem

  9. bojkotojini keta bythqira provinciale qe sja dine fare turizmit ,sherbimit dhe edukates .
    Mbase po tju mbeten vendet bosh do mesojne si sherbehet e cfare cmimesh aplikohen …makuteri prej njerezish te vegjel

  10. Ksamili sigurisht nuk shërbim sepse aty janë ndërtuar nga grabitësit e pronave dhe kryesisht janë socialistë o të lidhur me ta.Ato toka aty kanë pasur pronarët e vërtetë që dhe pse me dokumenta e me gjyqe të fituar qeveritë socialiste si ish komunistë me urrejtjen që kanë pasur nuk zbatuan vendimet e gjykatave.Po ta kishin marrë pronën e tyre do ishin bërë investime më serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *