• |
ide | kryesore

Video/ Salah dygolësh në ditën e parë të vitit: Liverpool mposht 4-2 Newcastle e shkëputet në krye

F1, Sport, Video
Salah



Java e 20-të e Premier League mbyllet me fitoren e Liverpool, që dominoi ndaj Newcastle duke e mposhtur me rezultatin 4-2. Magpies pësojnë kështu humbjen e pestë në gjashtë ndeshje. Salah humbi një penallti, skuadrat panë t’i anulohet nga një gol dhe pjesa e parë përfundoi 0-0. Ndeshja nxehet në të dytën: dygolësh i Salah dhe golat e Jones dhe Gakpo e dërgojnë Jurgen Klopp në 45 pikë. Reds fluturojnë në +3 nga Aston Villa dhe +5 nga City dhe Arsenal.

Liverpool nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe nuk humbi mundësinë për të bërë një lëvizje domethënëse në krye të renditjes. Reds shtynë pëpara menjëherë, duke impenjuar Dubravska. Sllovaku ishte vendimtar ndaj Salah, edhe Jones. Fati i keq goditi Liverpool brenda tre minutash. Diaz pa t’i anulohet goli (18′) për shkak të një pozicioni jashtë loje të Darwin Nunez. Pastaj Salah humbi penalltinë në minutën e 21′. Egjiptiani u hipnotizua nga Dubravka dhe Alexander-Arnold goditi lart topin e rikthyer. Presioni i skuadrës së Klopp vazhdoi, por Dubravka ndaloi në dy raste Nunez. Newcastle dha shenjat e para, në golin e anuluar ndaj Isak (37′).

GJASHTË GOLA NË 45 MINUTA

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë (48′), kur Nunez gjeti Salah të lirë në zonë dhe egjiptiani shënoi golin e 1-0. Vendasit mund të dyfishonin, por pësuan golin e barazimit në kundërsulm. Në minutën e 54′ Gordon shërbeu për Isak, që mundi portierin me një prekje të precize. Liverpool u kthye në kërkim të fitores, por Dubravka ngriti një mur të vërtetë. Portieri shpëtoi ekipin e tij në pesë raste, e u rrëzua vetëm në minutën e 73′, kur Curtis Jones riktheu Reds në avantazh. Këtu ndeshja mori një kthesë përfundimtare, pasi katër minuta më vonë Salah gjeti të lirë Gakpo që shënoi golin e 3-1 (77′). Newcastle ngushtoi diferencën me goditjen me kokë të Botman (81′), por u rrëzua pesë minuta më vonë. Diogo Jota fitoi një penallti, që këtë herë Salah nuk e gaboi duke bërë 4-2 në minutën e 86′.

Lexo më tejVideo/ Fundviti katastrofë për Arsenal, humb derbin e dytë në tre ditë: Totenham ‘kërcënon’ zonën Champions

Liverpool kryeson i vetëm me 45 pikë. Klopp tani është +3 ndaj Aston Villa (42) dhe +5 ndaj Man City dhe Arsenal (40). Ndalet në 29 pikë Newcastle, që rrëshqet në vendin e nëntë, pas humbjes së tyre të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit (e treta radhazi).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *