• |
ide | kryesore

“Ra nga pema”/ Italiania rrëfen si u plagos me plumb qorr natën e Vitit të Ri në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
plagos Durrësit



51-vjeçarja italiane që u plagos nga një plumb qorr pak minuta pas hyrjes së 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit. Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në Bulevardin “Zogu i parë” në momentin që diçka ka rënë nga pemët dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhej fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës, por ende nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Zogu I, rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024.

Në njoftimin e shpërndarë paraditen e 1 janarit policia informoi se dyshonte se plaga mund të ishte shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ishte identifikuar burimi i zjarrit.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” – informoi policia e Tiranës atë ditë.

Mediat raportuan se edhe një pesro i dytë u plagos nga një plumb qorr në zonën e ish-Piramidës në të njëjtën natë, por policia nuk e ka konfirmuar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pasi u shfaq tek ballkoni I shtëpisë, si Sudja në ditët e fundit të saj, kur lajmëroi kreditorët se nuk ka më lek, Berisha i shpjegoi sot çetës së tij para pallatit , se këto dy vite që ka sulmuar SPAK, nuk e ka bërë për interesa të familjes së tij, por për shkak se SPAK po I sulmonte kryetarin e Bashkisë së Hasit.

    Që të jemi të qartë, Hasi është e vetmja bashki që ka fituar Berisha më 14 Maj me merita të tij.

    1. Plako, te ishte per Berishen (meqe na kujtove Suden), do merrje 70% te parave te humbura ne fajde. E jo gishtin e Tosit si mori populli yne trim e paqedashes!

      Ky boti qe del ne ballkon, mund te kete mekatet e tij. Por me kelysh kurve sec eshte ky i gjati, nuk besoj se do gjesh me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *