• |
ide | kryesore

Pairetto kryqëzohet për penalltinë që i dha fitoren Romës: plasin polemikat, fajin e ka Mourinho

Sport, Video
Pairetto



Roma dhe Cremonese u përballën në Kupën e Italisë, me verdhekuqtë që shkuan në çerekfinale. Kryeqytetasit fituan 2-1 me përmbysje edhe falë një penalltie më se të dyshimtë. E pikërisht ai 11 metërsh ekzaltoi gazetat dhe mediat sociale të shpërthenin kundër arbitrit Pairetto dhe teknikut Jose Mourinho.

PENALLTI E DYSHIMTË NË ROMA-CREMONESE

Ndaj Cremonese, Roma rrezikoi të mos kalonte 1/8 e Kupës së Italisë, siç ndodhi vitin e kaluar. Deri në minutën e 77′ ndeshja ishte në avantazh të miqve 0-1, falë golit të Tsadjout. Pastaj erdhi goli i Lukaku që barazoi rezultatin. E pak minuta më vonë Pairetto fishkëlleu një penallti për Romën për një kontakt mes Spinazzola dhe Sernicola. Një vendim që zemëroi Cremonese për shkak të kontaktit shumë të lehtë mes këmbëve të të dyve. VAR nuk ndërhyri dhe Dybala u prezantua te pika e bardhë për të shënuar golin vendimtar që e bëri rezultatin 2-1.

MOVIOLA KUNDËRSHTON ARBITRIN PAIRETTO

Moviolat e të përditshmeve sportive ngelin në klasë arbitrin Pairetto, me përjashtim të asaj të Corriere dello Sport (gazetë romane) që i jep arbitrit 6.5. Për Gazzetta dello Sport penalltia është e dyshimtë dhe kontakti i lehtë. Tuttosport flet për penallti jashtëzakonisht bujare. Edhe Voce Giallorossa flet për 11 metërsh që nuk ekziston.

Një vendim më se i dyshimtë në të cilën shumëkush pa dorën e teknikut verdhekuq Jose Mourinho. Portugezi me presionin e vazhdueshëm ndaj arbitrave gjatë ndeshjes dhe gjithashtu në konferenca ka ndikuar që Pairetto ta cilësonte penallti një kontakt shumë të lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *