• |
ide | kryesore

Bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani serb

Lajme, Të fundit



Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç është dhunuar brutalisht, një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) serbe, ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

E bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin Novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

“Shkaku i rrëmbimit dhe përdorimi i forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ishte video e publikuar nga shtrimi i luleve në memoriali i familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilin e kanë treguar gjatë rrahjeve me pistoleta, grushte, shkelma dhe shkelma me këmbë, në kokë”, tha bashkëshortja Bojana Sanduloviç.

Pas rrahjes së Sanduloviçit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb. Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Rejçak.



5 Comments

  1. Ku eshte ky, vellai Vuçiç, qe na rrokanisi trute me Ballkanin e Hapur.
    Ky qe përdëllej per paqen e i vinte Kosoves shkopinj nen rrota, sepse sipas mendjes se tij prej shejtani, paqja ishte ne doren e Kosoves.
    Lëpirës me Serbine, e arrogant me Kosoven.

    1. Ky eshte ai qe propozonte ni konference te re per Kosoven e ngjajshme me rambuje,ose veriiu nuk eshte i as kujt…! E quditshme se nuk kundershton njeri,fjala eshte akademik te ndryshem sepse keta analista te moshave te ndryshem …dihet kan shit bythen.!Mediat qe jon te kapura nga ky i gjati terorizojn popllin me akuza per opoziten,per gjdo nate…nuk ka edhe ni rast te till ne bote,nuk beasoj,kir degjon keta shpirt shitur …e kupton pse Shqiperia nuk behet dot…!!! Kur mendja ma e larte kombit heshte per qeshtje te ransishme komtare …komenti eshte i tepert.!

  2. Gjeja e pare qe duhet te bej KM shqiptar, eshte te denoj kete rast, ti kerkoj falje Kosoves dhe te gjithe atyre qe e duan normalizimin e marredhenieve me Serbine,
    por jo me mentalitet mendjeshqyer, jo duke pare perralla me nje shtet agresor ndaj paqes.

  3. Të falur Kosovës??? Rama?? Më parë këtë edhe mund t’a bëjë Vuçic se Rama!! Ai si inatçor dhe antishqiptar që është as ka për t’a bërë kurrë!!

    1. Epo atehere le ta mbaj damken e kllounit antishqiptar e te bej thirrje qe ta mirekuptojme ne cdo rast Serbine.
      Mavite e patronazhistet le te duartrokasin kur te aktroj patriotizmin e tij fals!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *