• |
ide | kryesore

Jo vetëm ndaj Veronës, AIA pranon gabimet që favorizuan Inter: “Goli i Arnautovic ndaj Genoa duhej anuluar”

Sport
Inter



Dhjetë ditë pas Genoa-Inter, mbërriti konfirmimi se goli që bëri rezultatin 1-0 për zikaltrit, i shënuar nga Arnautovic në fund të pjesës së parë, duhej të rishikohej në monitor dhe të anulohej. Shtyrja e bërë nga Bisseck ndaj Strootman është një faull i pastër. Këtë e konfirmuan edhe vetë arbitrat gjatë transmetimit Open Var, që analizon episodet më të dyshimta nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të AIA-s (Shoqata e Arbitrave Italianë). Për këtë rast, Andrea Gervasoni, ish-arbitër dhe tani ndihmës i dizenjatorit Gianluica Rocchi, ka shpjeguar arsyetimin pasi ka dëgjuar audion e dialogut mes arbitrit Doveri dhe atij të Var Irrati.

“Këtë vit po sjell si shembull një episod të ngjashëm në Verona-Lazio, ku e anuluam golin. Një shtyrje me dy duar duhet të jetë objekt i rishikimit. Irrati në Genova e konsideroi shtyrjen si të lehtë. Si komision ne konsiderojmë se kur ka një shtyrje me dy duar, VAR duhet të ndërhyjë. Ky është një gol që duhet të rishihet dhe mendoj se arbitri do ta anulonte. Aftësia e Irratit në vlerësimin e situatave live, i dha atij një gjykim për shtyrje më të vogël se ajo e Verona-Lazio, por duhej të kishte një kontroll. Teknikisht, megjithatë, ai punoi mirë”.

DIALOGU NË SALLËN VAR

“Shiko Bisseck. Faull i mundshëm, dorë e mundshme, pozicion jashtë loje i mundshëm. Le të fillojmë nga rivënia anësore, më jep pamjet… Më trego edhe njëherë shtyrjen e mundshme. Më jep një kamera tjetër. Kthehu prapa, ngadalëso. Jo, ok kjo jo (flasin për shtyrjen e Bisseck, red.). Goli i rregullt mund ta rifilloni lojën”.

Andrea Gervasoni, anëtar i CAN, mori pjesë në Open Var në Dazn, ku foli edhe për rastin Bastoni-Duda në Inter-Verona: “Ne do ta analizojmë episodin me qetësi për të kuptuar mungesën e ndërhyrjes. Nëse ishte një gabim? Absolutisht po, ishte një gol që duhej të anulohej. Kemi dëgjuar regjistrimet por duhet të flasim me arbitrin e VAR, Nasca, për të kuptuar nëse e konsideruan ndërhyrjen e Bastonit një body check, ndërsa në vend të kësaj ishte ai që goditi qëllimisht me trup mbrojtësin kundërshtar. Vendimet e tjera ishin të sakta”.

Gervasoni më pas njoftoi masat për Nasca, që lejoi golin e Inter: “Si në të gjitha skuadrat ka momente të komplikuara, kështu që duhet të mbajmë kokën ulur dhe të vazhdojmë të punojmë. Duam t’u japim atyre qetësi, një kalim në Serie B, siç ka ndodhur gjithmonë për arbitrat, asistentët dhe ata të VAR, për t’i rikuperuar atë për pjesën e mbetur të sezonit dhe le të shohim se si do të reagojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *