• |
ide | kryesore

Afera e sterilizimit, Beqaj del nga SPAK-u pas 8 orësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas rreth 8 orësh Ilir Beqaj nga Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Duhet të shtrihen në dy pjesë dhe tashmë janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës për të provuar përfitimet. Sot avokatët më kanë premtuar se do të më kthejnë pajisjet elektronike”, tha Beqaj.



7 Comments

  1. Ky Beqa eshte ne rregull eshte nen hetim por nuk izolohet edhe pse ne poste kyçe ka miqt dhe shoket e vet dhe kane ne dore plot gjera per te ndikuar dhe lehtesuar kete Beqen! Nejse uroj te mos kete vjedhur ndonje gje te zyra e prokurorit se e ka ves , nuk rrin dot aq gjate ne nje vend pa vjedh diçka …

  2. Hetimi per sterilizimin jo vetem eshte i ngushte por nuk eshte bere fare ne pjesen kryesore qe jane parate.
    Ku kane perfunduar parate? Deri tani per 8 vjet PPP-ja ka marre mbi 100 miliarde leke. Si jane shpenzuar keto para, se duhet qe edhe ujin dhe elektrikun ja ka paguar Ministria.
    Kete nuk e kane hetuar deri tani dhe nuk kane per ta hetuar sepse ato miliarda qe kane firuar me gjoja shpenzime fiktive si tek inceneratoret, apo si fitim i 40% te prestanome Rrapajt mbasi kane qarkulluar neper llogari jashte, sot po pastrohen si ”investime strategjike„ ne turizem nga kompani offshore te regjistruara ne parajsa fiskale.

    1. Po të hetojnë e të gjejnë se si në fund miliardat i morën Rama dhe Beqja, pastaj do duhet të ngrenë akuzë për grup të strukturuar kriminal e jo ato akuzat qesharake për shpërdorim detyre dhe mashtrim që hedh në letër ai prokurori të cilin Rama donte ta bënte kryetar të SPAK. Do duhet edhe të kthehen mbrapsh paratë.
      Shikoni sa qesharake, edhe pse SPAK e përshkruan me detaje se si Beqaj, Rrjepaj e Rrapaj e kishin ujdisur çdo gjë për miliardat që do merrnin me çmime stratosferike për të zier ca vegla kirurgjie kohë përpara se të bëhej tenderi, në fund prokurori akuzon se dy veglat e Beqajt, Rrapaj dhe Rrjepaj na paskan mashtruar shefin e tyre Beqe, dmth Beqja i shkretë na qenkësh viktimë e këtyre të dyve !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *