• |
ide | kryesore

Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i madh, pas Ramës dhe Veliajt!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në protestën e radhës që është zhvilluar poshtë shtëpisë, së kreut të arrestuar të opozitës Sali Berisha, ai ka folur në veçanti ndaj dy ministrave të qeverisë Rama, Taulant Ballën dhe ministrin në pritje për t’u dekretuar, Blendi Gonxhe.

Për të parin, Berisha përmendi një nga një lidhjet me persona të botës së krimit, ndërsa për të dytin, tha se u emërua në qeveri për të firmosur vjedhjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

“Taulant Balla ka arrestuar me dhjetëra operacione false qindra e qindra fëmijë, por asnjë trafikant, përkundrazi vijnë ngarkesat me kontenier, kalojnë në Durrës shkojnë tek trafikantët dhe rikthehen te policët e Ballës për t’u pirë lëngun. Kjo ndodh se krimi ka në ministri përfaqësuesin më të shëmtuar, Taulant Ballën. Ky njeri kishte shoqëruar Edmond Begon me siguri me çanta kokaine se të shoqërosh një njeri 56 herë nuk mund të ndodhë veç me lidhje me krimin. Në rastin më të parë prishi sistemin TIMS se në këtë system janë të stamposura gjurmët e tij me krimin, gjurmët e krimit të Edi Ramës, qindra udhëtimet e tij në destinacione të zeza, në systemin TIMS që prishi Taulant Balla janë gjurmët e vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama që përcillte kreun e “Xibrakës”, të gjitha gjurmët e krimeve të pushtetit dhe krimet e tyre. Miqtë e mi, vendosja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit ishte vendosja e krimit në krye të rendit. Këto ditë drejtorë policie plotësuan formularin nëse kanë folur në EncroChat, mirëpo Taulanti në krye të tyre mbante dy Encrochat dhe ndërsente bandat kundër kundërshtarëve politikë, jepte garanci për veprat e tyre të zeza kriminale. A nuk ishte ky person që u denoncua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje vetëm se ishte i regjistruar me porosi kriminale? A nuk ishte ky person që shpërndante me Mehmet Grecën euro dhe blinte vota me trafikantin e dënuar me 40 kg kokainë në Londër? Po pse atëherë, pikërisht Taulanti u zgjodh nga Edi Rama për të drejtuar rendin? Rastësi? Jo! Detyrim dhe vetëm detyrim. Sepse Edi Rama e ka nis karrierën politike, ka vazhduar karrierën politike bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ia detyron bandave dhe krimit, sepse Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe të krimit.” tha Berisha për Ballën.

“Aleanca e pushtetit mbi krimin njohu këto ditë një moment tjetër kulmor, një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur Blendi Gonxhe shpallet superministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çifti 20% Rama-Gonxhe nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes që përmbyti Tiranën, të Gonxhes së Bashkisë. Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua për vjedhje të papërmbajtura. Pas Edi Ramës dhe Erion Velisë është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar. Dhe tani ekonomika, kultura dhe inovacioni i dorëzohen një personi që mbi të gjitha di të vjedhë, të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Sot, sot në Tiranë në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të botës në ekonomi, financë, inovacion. Po si ka mundësi që ekonomia ti dorëzohet një njeriu i cili ka profesion të vetin vjedhjen. Si mundet kultura e kombit që përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë. Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë ka vjedhjen e vetme me tenderat. Nuk është rastësi. Edi Ramës i duhet Gonxhe vjedhjen përmes së cilit i duhet të firmosë vjedhjen e shqiptarëve, se duhet të përvetësojë vlerat kulturore të trashëguara të shqiptarëve. I duhet Gonxhe që të vërë në kontroll sistemin dixhital për familjen e tij. Në pamje të parë janë emërime ministrash në fakt janë kulme të zeza të aleancës së qeverisë me krimin” u shpreh Berisha.



7 Comments

  1. berisha ti i le edin e gonxhen per te vjedhur ne bashki ti ishe kryeminister e nuk ju bere gje tani jane ata ne pushtet e nuk ke per tju bere gje ok, fol kote ti, e asnje nuk kane per ti rrezuar nga pushteti se kane blere cdo gje ne ate vend prandaj lodhesh kote shaji sa te mundesh se keta nuk e kane problem se kane cdo gje ne dore

  2. Jo se Gonzhe eshte i paafte per vjedhje sepse ka dhene shume prova te aftesise se tij qe kur

    ishte ne Bashki me Ramen, por per te arritur Veliajn e ka shume te veshtire ne mos te pamundur, keshtu qe

    e gezofte vendin e trete dhe te mos haje dardha 100 milionshe pa shefin se pin e zeza.

  3. Hajduti numur 1 je ti o kurve vucidoli Prandaj je dhe ne qrrest shtepie qe shume shpejt do kthehet ne arrest me burg dhe do shkosh ne pidh te motres tate

    1. Shkrujte o i pa emer i ores 23: 27
      dhe ti o burre kurve meso me ahkrujt o analfabet te gjith ju rilindasve eshte me ju qi rracen fare e shkerdhyme paskeni qene e vazhdoni te jeni .

  4. Një pyetje kam, kur thua që Edi Rama me këtë Gonxhen paskan vjedhur dhe vetëm vjedhur kur ata ishin në bashki dhe ti ishe kryeministër, pse i le të vjedhin? Apo ishte marrëveshja, ata vidh andej, dhëndërri bë kulla këtej?

  5. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *