• |
ide | kryesore

Superkupa Italiane, ndryshon rregulloren për kartonat: do të vlejnë edhe për Serie A

Sport
Superkupa



Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saudite e Inter, Napoli, Fiorentina dhe Lazio po përgatiten për të luajtur Final Four. Vetëm se pak ditë para eventit kanë ndryshuar rregulloret për kartonat, paralajmërimet dhe skualifikimet. Çdo lojtar do të ketë të drejtën të luajë në Superkupë, kështu që lojtarët të cilët rrezikojnë në kampionat, edhe nëse ndëshkohen në javën e njëzetë, nuk do të skualifikohen. Përkundrazi, kartonët e verdhë ose të kuq të marrë gjatë finaleve do të kenë ndikim në Serie A.

Krahasuar me të kaluarën, ndryshimi është i rëndësishëm duke qenë se normalisht kartonët e marrë në kampionat kanë pasur ndikim në praninë apo jo të lojtarit në Superkupë. Për edicionin e vitit 2024, Superkupa që do të luhet mes katër skuadrave në Arabinë Saudite, kjo nuk do të ndodhë. E nëse një lojtar që është i rrezikuar në javën e njëzetë, ai do të humbasë ndeshjen e radhës në Serie A dhe jo Superkupën italiane. Nëse i njëjti lojtar i paralajmëruar ndëshkohet me karton në gjysmëfinalen e Superkupës, ai nuk do të humbasë finalen, por të javën e ardhshme në kampionat.

Diskutim tjetër, megjithatë, nëse një lojtar përjashtohet me karton të kuq në gjysmëfinalen e Superkupës. Në atë rast ai do të humbiste finalen nëse skuadra e tij kalon në raundin tjetër.

LOJTARËT E PARALAJMËRUAR PARA SUPERKUPËS

Inter: Barella e Calhanoglu

Lazio: Cataldi, Immobile, Pellegrini, Rovella, Zaccagni

Fiorentina: Biraghi, Bonaventura, Ikoné

Napoli: Cajuste, Di Lorenzo, Juan Jesus, Kvaratskhelia, Mario Rui, Mazzocchi

NDESHJET E RAUNDIT TË 21°

Këto janë ndeshjet që lojtarët e rrezikuar mund ta humbasin në rast të kartonit të verdhë mes javës së njëzetë të kampionatit dhe ndeshjeve në Superkupën e Italisë.

Bologna-Fiorentina – 14 shkurt
Torino-Lazio – 22 shkurt
Sassuolo-Napoli – 28 shkurt
Inter-Atalanta – 28 shkurt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *