• |
ide | kryesore

Shqiptari vrét kunatin bashkatdhetar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij 33 vjeç, të dy shqiptarë.

Siç raportojnë mediat greke, autori ka vrarë me armë gjahu vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.

50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare. Sipas vajzës, së fundmi viktima e kishte shtanazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të tyre.



3 Comments

  1. Plotësisht dakord. Ngjarje e rëndë. Daja të përdhunojë mbesën. Dhe kam mendimin që drejtësia greke do jetë shumë tolerante në gjykim. Janë shumë të ndjeshëm në raste të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *