• |
ide | kryesore

Lëvizja e beftë e Albin Kurtit, blen raketa anti-tank nga SHBA

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kërkesa e Kosovës për të blerë raketa Javelin është pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka kaluar në Kongres për të marrë miratimin. Lajmi u njoftua fillimisht nga presidenca e Serbisë, pas një takimi të presidentit serb Aleksandër Vuçiç me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Më pas, lajmi u konfirmua edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, që tha se qeveria e Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi me SHBA-në për blerje direkte përmes programit të Shitjeve Ushtarake të Jashtme.

“Si pjesë e këtij programi parashikohen blerje ushtarake, përfshirë sistemin raketor antitank ‘Javelin’, por edhe sisteme të tjera armatimi. Në sistemin ‘Javelin’ kërkesa është dërguar dhe është marrë nga SHBA. Tashmë është konfirmuar se kërkesa do të kalojë në Kongres nga Departamenti i Shtetit për miratim përfundimtar,” tha Maqedonci për mediat.

Në fund të vitit që shkoi, Kosova vendosi t’i shtojë 40 milionë euro buxhetit të mbrojtjes, duke e çuar atë në më shumë se 200 milionë euro.

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara.

Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet. Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Vitin e kaluar kryeministri Albin Kurti publikoi foto ku shfaqej përballë një droni turk Bayraktar, të cilin ai tha se Kosova e kishte blerë nga Turqia.

Blerja e raketave Javelin nga Kosova nuk është parë me sy të mirë nga Serbia. Presidenti Vuçiç e quajti zhgënjim të madh lajmin për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave, duke shtuar se Serbia, së bashku me SHBA-në, do të punojnë në ruajtjen e raporteve serbo-amerikane.

Vuçiç “tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi ynë, së bashku me SHBA-në, do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane”.

Qëndrimet e Albin Kurtit ndaj amerikanëve kanë qenë gjithnjë në qendër të diskutimeve dhe të debatit publik, për shkak se ai ka refuzuar t’i bindet në rastet kur ka menduar se vendimet nuk janë në interes të Kosovës. Në vitin 2020, amerikanët mbështetën rrëzimin e qeverisë Kurti pas 50 ditëve në detyrë. Shkak u bë prishja e koalicionit me LDK, pas një krisjeje të sponsorizuar në prapaskenë nga ambasada amerikane.

Në disa raste, kur kritikohet se ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA, ai ka ironizuar duke thënë: “Sa herë që zyrtarëve të korruptuar u cënohen interesat korruptive, ata nisin të thërrasin “Amelika! Amelika!”.

Sipas Kurtit, qëllimi i Kosovës duhet të jetë ndërtimi i një raporti partneriteti dinjitoz me SHBA-në dhe jo raporti i një vasali të rëndomtë në thelb të të cilit qëndron “ankthi i braktisjes”.

“Prej përvojës, duke fol kështu me njerëz nuk mendoj që shqiptarët i duan amerikanët, as Amerikën. Mendoj që shqiptarët më shumë kanë një ankth të mundësisë së braktisjes nga Amerika. Mendo një fëmijë në plazh që është 3 vjeç dhe shkoi nëna me atë shoqen. A e di, kur humb në plazh fëmija?! Dhe fëmija kur humb në plazh nuk mendon që ka humbur ai, por mendon që e ka lënë nëna. Ankthi i braktisjes. Këta njerëz e kanë hallin, mos po na lë ne Amerika. Nuk është se e duan. Nuk është dashuri” dëgjohet të thotë Kurti në një filmim të publikuar shumë kohë më parë, kur ishte në opozitë./Lapsi.al



12 Comments

    1. Nëse ke probleme me diarenë, këtë nuk e zgjidh dot duke shkruajtur se “të paska plasur trapi”, por të shkosh tek mjeku e të marësh ilaçe.

  1. Rama ka lansu dy satelit per te kontrollu arat te mbjellura me droge
    … Ramsit dihet raportet qe ka me Mcgonigal me plot afera koruptuve ky hajdut eshte KM per te shkatrru vendin nga agjenturat e huja eshte i pelqyr dhe gjate do jete ne pushtet sepse votusit i ka si vetja ,hajdut,kriminel,drogagji,pa karakter…

  2. Amerika e beri Shqiperine te varur tek Amerika se I shkaterrou ushtrine, ekonomine, arsimin, industrine, bujqesine, transporting, energjitiken, sherbinet sektete dhe te mbrojtjes, Kulturen, traditat, zakonet. Amerika e beri kete me Agjentet e vet dhe me premtimer e cekut te bardhe . Amerika helmoi qe ne 1992 Shqiptaret me vaksinat e helmuara, Shpopopulloi Shqiperine me emigracion, krijoi luften civilet ne 1997 me and te Cia dhe Ambasades Amerikane, cmontoi Armet kimike, Solli me dhjetra mijra terroriste Iranian dhe afgan qe nuk I donte Bota, Vjedh dhe grabit cdo pasurinnaturore, hedh viruset me amr te laboratoreve te fsjejte qe ka ne Shqiperi ashtu sic ka ne Ukraine dhe Gjeorgji ose ne cdo vend tjeter. Amerika solli feminizmi, drogen, LGBT.Amerika te bllokon qe mos lidjesh me asnje shtet ne dobi te interesabe te tus. Amerika na ndalon te rimekembemi ekonomikisht dhe ushtarakisht . Amerikanet Jane mallkimi dhe e keqja me e madhe qe I ka ndodhur Shqiperise ne gjithe historine e vet

  3. Qeveria e Kosoves si çdo qeveri te nje shteti sovran mer masat per te pasur nje siguri te republikes se saj. Ku eshte çudija? Enver Hoxha per pushtetin e tij 50% te buxhetit te kombit e harxhoi per armatim, dhe armik ai kishte SHBA e Rusine nje idjotizim total. Uroj qe mbrenda nje logjike ekonomika Kosva te kete nje ushtri qe te perballoj me sukses çdo agresion nga jashte.

  4. Korrupsion i paster. Javelin jane nga sistemet me te shtrenjta anti-tank. Ka disa sisteme shume me te lira se Javelin dhe qe e bejne punen njesoj.

  5. Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

  6. Ka 100 mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale. Beteja e këtyre është me njëri-tjetrin. Akuzat që bëjnë këta ndaj njëri-tjetrit si këlyshë të Edi Ramës, janë beteja politike për sinorin e tyre të opozitës dhe vetëm kaq”, shpjegoi Alibali.

  7. Si spurdhjaku berishian, me emrin Shkëlzen ka tashmë shumë. Meqë përmendëm Shkëlzenin, në vitet e fundit të mbretërimit të babait të tij, ai kishte vënë poshtë vetes, si një sekser politik, të gjithë dikasteret ku kishte interesa, të gjithë strukturat nga dilnin paratë; atij i dërgonin fakse të veçanta ministrat, që më pas dolën se kishin qenë shokë të motrës së tij; atij i linin një zyrë të veçantë deri në Ministrinë e Mbrojtjes

    1. Himara Autonome
      Historia e krijimit te shtetit shqipetar esht nje histori e vecante ne Evrope
      Neqoftese do te kemi parasish shteti shqipetar
      Nje shtet teorik me koncept dhe tradita te kunderta nga ato zevropjami .Hiri si pika ne mes te lisit per te mbajtur te te percar popullin e ballkanit
      Shqiperiianje shtet me mentalitetedhe besim iislamik ishte dhe eshte nje shtetjashte parametrave te shteteve Evropjane
      Shqipetaret pamvaresishtsr jetojne ne evrope Atabesojne dhe mbeshteten dhe mbeshtesin dhe besojne Turqine si shteti Ame
      Faktikisht turqia dhet qe esht nje shtet ardhrs dhe pushtus ne Evrope
      Ku ajo petben nje rrezik te madh per Evropen
      Faktikisht ki esht nje fakt
      Dhwipetaret duhet te asimilohen dhe ti pershtaten evroopes dhe te besojne rrespektojne dhe te duan ate shqipetaret dujet te harojne Turqine
      Ose duhet te harojne shqiperine
      Keto jane kushte te doozdoshme per egzistencen e shqipetareve

  8. VETEM HAKU ESHTE CELSI ZGJILLJEVE ME HAK KY ESHTE CELESI QE JUA MBYLL GOJEN TE GJITHEVE thotë:

    TASHME TEKNOLOGJIJA I PERGJIGJET MENDIMIT INTERESI SHQIPTARE PASI SERBIJA KERKON LUFT ME CDO KUSHT DIKUSH TE SHES ARM DIKUSH TE PASOJN POPULLSIN TE JEN MENYRA LUFTES RRAFSHUESE QE PAS TE VIN DHE TE NA ZHYSIN NE BORXHE DUKET QART QE FILLIMI COPTIMIT ISHTE NENSHTRIM TANI QELLIMI GJOJA MBROJTJES ESHTE HAPJE TREGU PER PERFIYTIM NE GJITHCKA , INTERESI SHQIPTARE ESHTE I PERMBYS GJITHA KUPTIMET ME NJE LUFTE 30 MINUTESHE QE AS TE BLEJ ARMATIM PER GJAKDERDHJE KOLOSALE DHE SHKATRRIM RRENUS AS TE LLOGARIS URREJTJE ME SERBET POR NJE LUFTE TAKTIKE QE KUR POPULLI SERB TE THON FILLOJ LUFTA TE KONFIRMOHET PERFUNDIMI SAJ PA THYER ASNJE XHAM PA RREZUAR ASNJE SHTEPI PA LENDUAR ASKEN VECSE DUKE PERCJELLUR PER NE BOTEN TJETER TE GJITH AUTOR DHE AKTOR BRENDA SERBIS QE JAN SHUM PAK QE KAN NXITUR ORGANIZUAR DHE ORJENTUAR PROPOGANDUAR LUFTEN NE KETE FORME NUK VRITEN TE PAFAJSHEM POR ESHTE LUFT ME HAK DHE POPULLI SERB DO TA DUARTROKAS DO THON MIR JUA BEN TE KORRUPTUARVE PASI ME QINDRA VITE ME POPULLIN SHQIPTARE NA MBAJTEN NE ASMIQSI THJESHT ME KOMBINIME TEKNOLOGJIKE NGA NJE DISTANC FUNKSIONALE ME MENYRA VDEKJE QEMBYSIN VETEM ATI QE I DREJTOHET RREZATIMI APO MENYRA TJERA , TASHME SHQIPTAREVE SJU MUNGON MUNDESIJA PER TU CLIRUAR NGA NJE VARESI E PADREJTE SHEKULLORE JU MUNGON VETEM ANGAZHIMI ,ME HAK VETEM TEK ATO QE E MERITOJNE JO SI DERI TANI SI JAN ZHVILLUAR LUFTRAT QE AUTOR DHE AKTOR TE SHPETOJN DHE KONFLIKTI GJAKDERDHJA ECEN PAFUNDESISHT , KUR LUFTA DHE PADREJTESIT VIJOJN PAFUNDESISHT NA BEN TE GJITHEVE TE MENDOJM PER FATIN TON SIKUR TE MOS ISHIN SHKAKTARET SHKAKU PER KEQ NE SDO KISHIM ARSYE TE REFLEKTONIM KJO ESHTE NJE KUJTES PER MIZORET QE TEK SHQIPTARET ZDO GJENI STREH PER TU FUTUR MOS BENI SUPERIORIN SE SUPERIORITETI SKA KUFI MOS NA BENI TE MENDOJM FUNDIN E NJERITJETRIT SE NUK DIHET KUSH FITON ZOTI ESHTE ME TE DREJTIT, MOS NA TREGONI SIKUR JENI DOMINUES ,PA PASUR GARANCI AS MUNDESI NUK FLAS ME INATE PASI E DI VLEREN NJERZORE PERGJEGJSIT POR DHE PASOJAT APO VETMBROJTJEN FALJEN APO HAKMARRJEN KOK PER KOK NE TE GJEJTEN MAS ME HAK DHE ORJENTOVA FORMEN DHE DHOJIN E OPERACIONIT ME HAK CILESI SHPEJTESI DHE QARTESI ,QE UA MBYLL GOJEN TE GJITHEVE BILE PO TJU THUHET PA JUA BER ASNJE POLITIKAN KLAS POLITIKE OFICER DHE AS USHTAR NUK SHKON KUR VDEKJEN E KA TE SIGURT , DHE POLITIKA DY TRE VETEVE DESHTON PA FILLUAR DHE GJITH ATE PARA TE SHPENZUAR PER ARMATIM QE TE NA SHKATRROJN NEVE DO TA PERDORIN KUNDER NJERITJETRIT SI ZHGENJIM TE GJITH JETEN BARABAR E KEMI TE GJITH DUAM TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET , POR NE ANGAZHIME NDOLL E KUNDERTA, SEJCILI REFLEKTON PO TI BEHET PADREJTESI, DHE KY ISHTE NJE URTESI ORJENTIMI QE TI JAPIM HAKUN SEJCILIT PASI SI KEMI BORXH ASKUJT ,QE DIT NAT TE MOS RESHTOIN SA PARA MRAPA MAJTAS DJATHTAS NE NA GRABISIN VRASIN DEMTOJN SHKATRROJN KALUAN KUFIJT LOJA U PRISH OSE TE NDAHEMI TE GJITH ME HAKUN HISTORIK NJOHIM DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT OSE PO MENDOJME NE MENYREN ME INTELIGJENT ME ZOTIN PERPARA TI JAPIM HAKUN ME HAK GJITH BOTA KRIMINELET KORRUPSIONIN E NDESHKON EDHE UN DHASH MENDIMIN NJEJT KAPITAL SIC MENDOJN NDAJ NESH PER AUTOR DHE AKTOR QE NEVE NA MBAJN NE KETE GJENDJE ZHDUKJE JU KUJTOJ QE ME HAK U KRIJUM ME HAK FUNKSIONOJM DHE ME HAK BASHOHEMI NE DOBI DHE ME HAK NDAHEMI NE KEQKUPTIM APO NGA KJO BOT TANI FJALEVE ANGAZHIMEVE VIZIONIT TUAJ ZINJU DHE PNJU LENGUN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *